Disa faktorë që ndikojnë në masë të caktuar në rritjen e tensionit arterial

Disa faktorë që ndikojnë në masë të caktuar në rritjen e tensionit arterial

Ndër faktorët e argumentuar që kanë rol të rëndësishëm në ngritjen e vlerave të tensionit të gjakut janë:

1) Temperaturat e ulta të ambientit.
2) Gjendjet shqetësuese neurotike, duke përfshirë frikën apo gjendjet konfliktuoze dhe depresive.
3)Prezenca e dhimbjes, posaqërisht dhimbjet muskulo-skeletale, me theks të veçantë ato të regjionit të qafës.
4) Aktiviteti fizik apo më konkretisht të folurit e tepruar para matjes së tensionit arterial.
5) Rritja graduale e tensionit arterial që nga orët e pasditës deri në orët e hershme të mëngjesit.
6) Gjatë pirjes së duhanit gjithashtu paraqitet një rritje e moderuar e tensionit arterial.
7) Koha e të ushqyerit, deri disa orë pas saj.
8) Kolla intenzive qoftë me etiologji astmatike apo tjetër.

Në 20 pacientë të ekzaminuar në mënyrë sistematike për 6 muaj me radhë në temperatura të ulëta tensioni arterial ka qenë në vlera më të ngritura se sa kur ata janë ekzaminuar në temperatura të larta.
Prandaj pacientëve me hipertension u rekomandohet që në të shumtën e kohës të qëndrojnë në temperatura optimale.
Një hulumtim i bërë për disa muajve duke simuluar të folurit në telefon mobil te personat me hipertension dhe me kohëzgjatje zakonisht 30 minuta.
Pastaj është bërë matja e tensionit arterial.
Te shumica e pacintëve ka rezultuar ngritje e vlerave të tensionit, madje deri në 30 mmhg dhe se zakonisht pas një ore kthehet në vlera të mëparshme.
Të gjithë ata pacientë që në vete manifestojnë frikë, depresion apo gjendje konfliktuoze kanë manifestuar ngritje të përnjëhershme tensioni arterial.
Numri më i madh i pacientëve të cilët kanë patur konflikt qoftë verbal apo fizik me personelin mjekësor, në matje të tensionit kanë rezultuar me vlera të larta të tensionit arterial.
Në praktikën profesionale kemi vërejtur se numër i konsideruar i pacientëve me dhimbje muskuloskeletale, edhe pse disa nuk ishin të diagnostikuar me hipertension, ata prap se prap kanë patur hipertension.
Gjithashtu vlenë për përdoruesit e duhanit, provokimet e kollës etj.
Sidoqoftë të gjithë këta faktorë nuk janë simbolikë sepse rritja mbi 20 mmhg ka një domethënie të madhe në shtimin e rrezikut nga një goditje në tru apo gjetiu e që rrezikon jetën e pacientit.

Specialist i Mjekësisë Familjare, Dr. Istref Plakolli

Related posts

Pacientët po e keqpërdorin Urgjencën dhe Emergjencën

Pacientët po e keqpërdorin çdo ditë e më shumë Urgjencën dhe Emergjencën ku për raste banale dhe për gjendje kronike shkojnë në Emergjencë. Kështu shkruan faqja “Realiteti i Mjekësisë në trojet Shqiptare” në një status të saj në Facebook.

Për këtë pohim të saj, Gazeta Shëndeti ka biseduar me shumë burime të saj të cilët e konfirmojnë mjaft fuqishëm duke thënë se Urgjenca dhe Emergjenca është duke u keqpërdorur masovikisht nga pacientët të cilët për probleme që nuk i takojnë aspak urgjencës dhe emergjencës kërkojnë ndihmë mjekësore në Urgjencë dhe Emergjencë!!!

Psh. Pacientët në Urgjencë apo Emergjencë shkojnë me këto ankesa

-Po më kruhet hunda

-Po më kruhet shpina

-Jam bërë kaps!

-Nuk po më merr gjumi

-Më kanë dal do puqrra qe një javë

-Po më kruhet trupi

-Spo muj me i duru njerëzit

-Kolli qe dy javë spo më ndalet…duhanin spo muj me lan

-E kam terapinë e Kardiologut po spom ban sen

-Po kam djegësim gjatë urinimit

-Jam i lodhur

-Kam plogështi

-Spo muj

-Po kam barkqitje po spo muj me e pi terapinë

-Erdha me mat shtypjen

-Erdha me mat sheqerin

-Isha në dyqan e thash të vi t’a baj një kontrollë

-Qe dy javë më ka dal diçka në lëkurë

-Nuk po më hahet buka

-S’po kam apetit

-Po du me humb peshë

-Po du me shtu peshë

-Po më kruhen veshët

-Po më hyp shtypja

-Po më ulet shtypja

-Po më “grith” fyti

-Po më dhemb fyti

-Po djersitna shumë qe një muaj

-Mu kanë hargju tabletat e thash të vi t’a marr një injeksion

e shumë e shumë ankesa tjera banale që realisht i takojnë mjekësisë familjare dhe jo mjekësisë urgjente ose emergjente.

Disa burime tona thonë se arsyet pse pacientët po e keqpërdorin Urgjencën ose Emergjencën janë:

-Pacienti nuk e din se çka është Urgjenca apo Emergjenca,

-Shfrytëzojnë çmimin e ulët të kontrollës

-I tejshfrytëzojnë dokumentet që i lirojnë nga pagesa

-Të moshuarit i tejvlerësojnë mjekët duke menduar se mjekët mund t’i largojnë vitet e pacientit dhe i bëjnë më të ri pacientët

-pacientët nuk e marrin terapinë si duhet

-pritojnë me marr terapinë tabletare

-janë të dhënë shumë pas injeksioneve dhe infuzioneve

-janë bërë imponues ndaj terapisë

-i keqpërdorin ligjet në fuqi duke i keqpërdorur shërbimet shëndetësore

-Nuk shkojnë për kontrollë por për injeksione dhe infuzione

-mendojnë se infuzionet dhe injeksionet e “zgjasin” jetën

-Problemet e tyre familjare mundohen me i rregullu duke kërkuar zgjidhjen me kontrolla te mjeku

-e shumë arsye tjera banale!!!!!

Related posts

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion

Skandaloze: Nëse të dhemb barku(kolikë abdominale) mjekët në Kosovë të udhëzojnë menjëherë te Kirurgu Abdominal për operacion





Shkruan: Guxim Maloku

Burimi:MedicusOnline
A e dini se në Kosovë kohët e fundit është bërë praktikë tepër e gabuar nga ana e Mjekut të Përgjithshëm dhe Familjar(pjesa më e madhe e tyre) për kolikën abdominale (dhimbjes së barkut)  rreth trajtimit të saj dhe udhëzimit te Gastroenterologu apo Kirurgu Abdominal.
 Në shumicën e herave mjekët e përgjithshëm dhe mjekët familjar(shumica e tyre) bëjnë gabim fatal profesional mjekësor kur çdo pacient/e me dhimbje të barkut e udhëzojnë te Kirurgu Abdominal duke menduar që çdo dhembje e barkut(kolikë abdominale) ka natyrë kirurgjike dhe sipas tyre çdo pacienti të cilit i dhemb barku duhet të operohet (çfarë gabimi trashanik profesional). 
Këtë gabim e bëjnë edhe Mjekët Emergjent e veçanërisht në QKUK të cilët çdo pacient i cili ka dhimbje të barkut i thonë shko te Kirurgu Abdominal duke aluduar që çdo pacient me dhimbje të barkut duhet të operohet pra një veprim i tmerrshëm profesional.
Nëse pacienti ka dhimbje të barkut dhe nuk mund t’a menagjoni atëherë fillimisht duhet të udhëzohet te Mjeku Emergjent ose Gastroenterologu sepse diagnostikën e dhimbjes së barkut e bën Mjeku Emergjent ose Gastroenterologu dhe jo Kirurgu Abdominal. Kirurgu Abdominal merret me operacione dhe jo me diagnostikë. 
Nëse ju mjekë të përgjithshëm dhe Specialistë të Mjekësisë Familjare pacientin me dhimbje të barkut (Colica abdominalis) e udhëzoni menjëherë te Kirurgu Abdominal atëherë ju me atë udhëzim për pacientin keni vendosur që pacienti menjëherë të shkojë në sallë të operacionit sepse vet fjala Kirurg ka të bëjë me një specialist i cili kryen operacione dhe jo me një specialist i cili merret me diagnostikë. Sepse vet fjala Kirurg ka të bëjë me një profesionist i cili merret dhe bën operacione.
Sipas mjekëve të përgjithshëm, Specialistëve të Mjekësisë Familjare dhe Mjekëve Emergjent çdo pacient i cili ka dhimbje të barkut ose Colica Abdominalis duhet të operohet që në të vërtetë është një gabim tepër i madh dhe mund të ndiqeni penalisht për këtë konstatim sepse t’a dërgosh pacientin me dhimbje barku direkt te Kirugu Abdominal për operacion pa pasur ose pa konstatuar sëmundje akute kirurgjike abdominale vërtetë është vepër penale dhe konsiderohet sipas Kodit Penal si shkelje e detyrës Zyrtare ose Keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Rreth diagnostikës së dhembjes së barkut merret mjeku i përgjithshëm, mjeku familjar, mjeku emergjent dhe Gastroenterologu. Nëse mjekët e cekur konstatojnë(me ekzaminimet e realizuara fizike, laboratorike dhe imazherike) që pacienti ka sëmundje kirurgjike abdominale dhe duhet të operohet atëherë dërgohet te Kirugu Abdominal. 
Nëse ka ndonjë dyshim rreth dhimbjes së barkut në vend që pacientin ta ekzaminojnë fillimisht dhe të bëjnë ekzaminime laboratorike dhe imazherike ose t’a trajtojnë me medikamente, ata menjëherë shkruajnë udhëzimin. Gabimi tjetër është se në vend që pacientin me dhimbje barku t’a udhëzojnë te Mjeku Emergjent ose Gastroenterologu ata e udhëzojnë menjëherë te Kirurgu duke menduar që çdo kolikë abdominale(dhimbje e barkut) ka origjinë kirurgjike dhe duhet të operohet(çfarë gabimi katastrofal).
Kolikën abdominale të dyshimtë udhëzojeni te Gastroenterologu pastaj nëse Gastroenterologu diagnostikon ndonjë sëmundje me natyrë Kirurgjike abdominale e udhëzon te Kirurgu Abdominal për intervenim kirurgjik. 
Poashtu gabimet janë edhe se pacientët udhëzohen menjëherë pa u kontrolluar fare, pa e pyetur fare për ankesat dhe paraqitjen e sëmundjes dhe pa e trajtuar fare pacientin për sëmundjen përkatëse qoftë në formë të injeksioneve (spazmolitikë, analgjetikë), infuzioneve apo per os.
 Sikur çdo dhembje e barkut të kishte natyrë kirurgjike atëhërë nuk do të mjaftonin as 500 Spitale Rajonale e Klinika Universitare për pacientët që do të operoheshin. 
Pra pacienti me dhimbje të barkut udhëzohet te Gastroenterologu për diagnostikim të mëtejmë dhe jo te Kirurgu Abdominal sepse Kirurgu Abdominal edhe vet termi Kirurg në Etimologji të fjalës ose prejardhje apo kuptim kuptohet si Mjek që bën operacione dhe jo mjek që merret me diagnostikë.

Related posts