Ja si t’i parandaloni ngërqet e këmbëve gjatë shtatzënisë?

Ngërqet e këmbëve janë të shpeshta gjatë shtatzënisë dhe zakonisht shfaqen natën kur shtriheni në shtrat, ndonëse mund të ndodhin në cilëndo pjesë të ditës.

Ngërqet janë më tê shpeshta kur i tendosni muskujt, kur ecni me taka të larta ose ecni në maje të gishtave.

Nuk e dijmë pse shfaqen, por mendohet se mitra e rritur bën shtypje në nervat dhe enët e gjakut duke shkaktuar ngërqe dhe dhimbje.

Për t’i parandaluar ngërqet mund të merrni suplemente kalcium, kalium dhe fosfor.

Nëse hani ushqime të pasura me kalium (banane dhe perime të gjelbërta) dhe me kalcium (qumësht, djath, jogurt) kjo ju lehtëson ngërqet.

Përpiquni që të jini aktive fizikisht, ecni çdo ditë dhe kombinoni aktivitetin fizik me pushim të mjaftueshëm.

Related posts

Mos e stresoni një grua shtatzënë, 5 gjërat e dëmshme që mund t’i ndodhin bebes

Nuk mund ta mohojmë se stresi është një pjesë normale e jetës sonë të përditshme dhe periudha e shtatzënisë nuk bën përjashtim. Shkencëtarët thonë se kjo mund të ndikojë në inteligjencën dhe zhvillimin e fëmijës së ardhshëm dhe shkakton probleme të tjera më vonë në jetë.
A është ky stres i dëmshëm dhe mund të ndikojë tek fetusi? Le ta zbulojmë.
Bright Side na ndihmon për të kuptuar se cilat probleme mund të shkaktojë stresi gjatë shtatzënisë:
Stresi mund të shkaktojë lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të bebit
Ndikon në inteligjencën e fëmijës
Provokon probleme me gjumin
Stresi gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë probleme me shëndetin e fëmijës
Ngre nivelin e frikës dhe të ankthit tek fëmija

Related posts