Spitalet Rajonale e mbingarkojnë QKUK-në me raste që kanë mundur të kryhen në ato Spitale

Gazeta Shëndeti nëpërmjet disa burimeve ka mësuar se Spitalet Rajonale kohët e fundit po e mbingarkojnë QKUK me raste të ndryshme të cilat kanë mundur të kryhen si raste edhe në Spitale Rajonale. 
 
Këto burime thanë për Gazetën Shëndeti se mjekët të cilët gjenden kujdestar në Spitale Rajonale shpesh herë udhëzojnë pacientë pa asnjë kriter për në QKUK duke shkaktuar kështu edhe mbingarkesën e panevojshme për QKUK-në përkatësisht për Klinikën Emergjente. 
 
Gazeta Shëndeti ka mësuar se të gjitha udhëzimet pa kritere nga Spitalet Rajonale janë duke u regjistruar në një formular të veçantë ku më pastaj do të analizohen ato udhëzime dhe ndaj mjekëve përkatës të cilët i kanë udhëzuar për QKUK duke mos pasur asnjë arsyetim logjik mjekësor do të merren masa. 
 
Shpesh herë pacientët i mbajnë tërë ditën në Spital dhe pastaj në ora 2 ose 3 pas mesnate e udhëzojnë për Prishtinë me arsyetime të kota kinse nuk kanë mjete që në fakt është gënjeshtër patologjike e tyre dhe konsiderohet edhe si veprim skandaloz.

Disa burime thanë për Gazetën Shëndeti se nëse vazhdojnë Spitalet Rajonale me këtë trend atëherë do t’i detyrojnë Specialistët e këtyre Spitaleve që të kujdestarojnë në QKUK.

Ose le të punojnë ose le të mbyllen ato Spitale, përfundojnë reagimin burimet tona./Gazeta Shëndeti
 

Related posts