Cfarë duhet të konsumojnë anemikët?

FRUTARIA, vendi më i ri i ushqimeve të freskëta

Anemia, ose pagjakësia, është një gjendje trupore aspak e mirë dhe e paraqet mungesën e gjakuttrupin tonë.

Në disa raste bëhet e bezidshme si gjendje dhe s’ ndodh rrallë të ndihemi të molisur pikërisht për shkak të pagjakësisë.

Uebsajti Shëndeti i radhitë disa veprime që duhet ndërmarrë për kalimin e gjendjes së pagjakësisë.

Sigurisht, vargu i veprimeve të ndërmarra paraqet një regjim ushqimi më ndryshe dhe me të shëndetshëm.

Disa prej gjërave që duhen konsumuar janë:

  • Konsumimi i sa më shumë frutave
  • Konsumimi i spinaqit
  • Konsumimi i lëngut të karrotave
  • Konsumimi i cajit, kafesë dhe kakaos (tri orë para se të hanë)
  • Konsumimi i 150l në ditë lëng rrepi
  • Konsumim sa më i shpeshtë i domates

Related posts

Kjo lëndë toksike gjendet në shumë ushqime që hamë

Zakonisht produktet që hamë në baza ditore mund të përmbajnë brenda edhe gjëra toksike të cilat ne mund edhe të mos i dimë. Një lëndë e tillë është arseniku i cili haset jo pak në produkte ushqimore.

Arseniku është një lëndë helmuese që kur përdoret në sasi të larta mund të efekt jashtëzakonisht të dëmshëm në organizmin tonë, më saktësisht në mushkëri dhe lëkurë. E rëndësishme është që të theksohet se arseniku mund të shkaktojë edhe zhvillim të kancerit nëse përdoret shumë dhe në sasi enorme.

Sasi të arsenikut ka edhe në verën që ne konsumojmë, por është i parrezikshëm posa gjendet me përqëndrim shumë të vogël në këtë pije.

Ky element gjithashtu gjendet edhe në pesticide dhe herbicite të cilat ndikojnë shumë që produkte të tilla si specat të rriten.

Related posts

Boronica dhe sëmundjet e zemrës

Boronica mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së zemrës për një të pestën nëse ato konsumohen rregullisht.

Sipas një studimi të ri, boronicat mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 20 për qind.

Studiuesit gjetën se personat që konsumojnë 200 gramë boronica në ditë për një
muaj përmirësuan funksionin e enëve të gjakut dhe ulën presionin e gjakut te njerëzit e shëndoshë.

Për më tepër, studimi sugjeron se
boronicat mund të jenë po aq efektiv sa tabletat e presionit të gjakut
të përshkruara nga mjekët, transmeton KosovaPress.

E gjithë kjo është për shkak të një kimikali ‘magjik’ që i jep boronicave ngjyrën e kaltër, e quajtur antocianin.

Related posts