Dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhembjeve të kokës.
Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit.
Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë specialistët.
Mjekët shpjegojnë se dhembja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar.
Dy llojet e dhembjeve të kokës
specialistët shpjegojnë se njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimvjeve të kokës.
Ndonjëherë, këto dhembje tregojnë se një aspekt i përditshmërisë suaj po shkakton stres ose lëndim të organizmit.
Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhembjeve të kokës.
Studentët për shembull përballen shpesh me dhembje të vazhdueshme të kokës saqë s’janë të rregullt me ushqimin.
Migrena është një dhembje e ndryshme
dhimbjet e migrenës apo hemicranisë ndryshojnë nga dhimbjet e zakonshme të kokës.
Njerëzit që vuajnë nga migrena apo hemicrania shprehen se ndihen sikur kanë një çekan në kokë që godet në mënyrë të përsëritur.
dhimbjet e migrenës apo hemicranisë zakonisht janë në një anë të kokës dhe shoqërohen me të përziera.
Si t’a dalloni nëse vuani nga migrena apo hemicrania
Shenjat paralajmëruese të migrenës a janë të shumta dhe zakonisht përfshijnë:
Turbullim të shikimit,
Vështirësi në artikulim,
Aromë të paqenë portokallesh,
Konfuzion,
Të përziera,
Mungesë oreksi,
Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave.
Nxitësit e dhembjeve të migrenës apo hemicranisë nga ana tjetër ndryshojnë në varësi të individit, por më të përhapurat janë:
Ushqime të caktuara,
Aroma të forta,
Depresioni, ankthi dhe probleme me humorin,
Shmangia e marrjes së ilaçeve në kohë,
Niveli i ulët i sheqerit në gjak,
Ndryshimet e papritura të motit,
Dritat e forta,
Ndryshimet hormonale.
Po qe se përjetoni 3 ose 4 dhembje koke në javë dhe merrni doza të larta ilaçesh kundër dhembjes, nevojitet të shkoni tek mjeku sa më parë.