Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
aspirina

Çdo shtëpi duhet të ketë Aspirinë

Aspirina (acidi acetilsalicilik),mundë të shpëtojë, jetën gjatë infarktit të zemrës ( goditjes në zemër,sulmit në zemër).

Varësishtë nga masa,lokacioni i indit të prekur së miokardit nga ishemia (mungesa e furnizimit të zemrës me gjak) minutat që kalojnë janë tepër jetike per të prekurin me infarkt te zemrës.Shenjat më të shpeshta të infarktit të miokardit (shtresë muskulore e zemrës) janë;Shtrëngime në gjoks,djersë të ftohta,dhimbje gjoksi e shoqëruar me dhimbje në krahun e majtë,në nofullën e poshtme,ankth,marramendje deri në humbje të vetëdijes.

Nëse hasni në situata të tilla,hapi i parë është: ✔ Gëlltisni 300 mg Aspirinë,kjo përshkak se parandalon në formimin e trombit në masë më të madhe,i cili trombë ka bllokuar ndonjë degë të arteries koronare,arterie që është përgjegjëse për furnizimin e zemrës me gjak.Prandaj gëlltitja sa më parë e Aspirinës mundë të shpëtoj jetë.
✔ Poziciononi të sëmurin në një vend të rehatshëm,dhe të qetë.
✔ Kontrolloni rrugët e frymëmarrjes,hiqni menjëherë protezat dentare.
✔ Thërrisni menjëherë Urgjencën
✔Kontrolloni gjithmonë pulsin
✔Nëse nuk ndjeni puls,fillo Reanimacionin Kardio-Pulmonar.(teknikën e tillë mundë ta gjeni kudo)

Dr.med.Desaret Murati