Ç’duhet ngrënë gjatë trajtimit me kimioterapi?
Ushqimi ka rëndësi të madhe gjatë trajtimit. Ushqimi më i preferuar në këto kushte është: ushqimi i pasur me vitamina, proteina dhe lëngje sa më tepër. Për shkak të efekteve anësore të ndryshme, nga lloje të ndryshme të kimioterapisë, atëherë ushqimi duhet të bazohet në korrigjimin e mundshëm të këtyre efeteve.
Sa për ilustrim marrim një shembull të thjeshtë. Në një grup pacientësh kimioterapia shkakton barkqitje, e në grupin tjetër obstipacion, atëherë edhe trajtimi i këtyre efekteve anësore me ushqim do të jetë krejtësisht ndryshe.