© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
5E48CB06 0BA3 4BEF B8EF 3AB0E554A4FA

Cen Bytyqi lindi më 1957 në Pejë.

Cen Bytyqi është specializuar në lëminë e Ortopedisë në Universitetin e Zagrebit, Kroaci(1989) ku edhe ka ndjekur studimet multicentrike të magjistraturës (Zagreb dhe Prishtinë).

Dr.Cen Bytyqi është subspecializuar në Ortopedinë Pediatrike në Gjenevë (1991) dhe pastaj në Klinikën Universitare të traumatologjisë në Llozanë, si fitues i AO Fellowship (1994). Më 1997 ka doktoruar në Shkencat Mjekësore-Ortopedi në Fakultetin i Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës.

Prof. dr. Cen Bytyqi është Specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë osteomuskulare dhe Profesor i rregullt në lëndën e Ortopedisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Ka kaluar një periudhë të çmueshme por edhe sfiduese profesionale duke shërbyer si ortoped traumatolog në terren gjatë priudhës së luftës çlirimtare në Kosovë (1998-1999), ku ka trajtuar lëndimet traumatologjike në zonat e luftës në Kosovë.

Ka qenë edhe pjesë e përvojave profesionale internacionale në Clinique du Parc, Lyon (fundi I 1999), Hopital Cantonal Universitaire, Gjenevë (2001) e MTK Kliniken Hofheim, Frankfurt (2004), ndërsa më 2006 është certifikuar nga Prof. Graf për Sonografinë e Sistemit Muskular dhe Skeletor duke përfshirë edhe Sonografinë e Kërdhokullave në bazë të kritereve të DGOT, në Stolzalpe, Austri.

Në Asamblenë gjenerale (Madrid, 2010), si Kryetar i Shoqatës së Ortopedëve dhe Traumatologëve të Kosovës (SHOTKS), arriti ta antarësojë atë në EFORT (European Federation of National Association of Orthopaedics and Traumatology), përkundër sfidave të mëdha të natyrës politike.

Më 2012 është zgjedhur Ex Officio Fellow nga komiteti Nominues i Akademisë së EFORT-it, dhe si anëtar aktiv në akademi, më 2015 ka marr pjesë në elaborimin dhe hartimin e Kurrikulumit Europian të specializimit për Ortopedi dhe Traumatologji.

Si ligjërues i ftuar dhe kryesues i sesioneve ka marr pjesë në Kongrese kombëtare dhe ndërkombtare. Ȅshtë autor i teksteve universitare, kapituj librash e punimeve shkencore. Ȅshtë ‘reviewer’ në disa revista shkencore si dhe ka qenë ligjerues i ftuar në Universitetin e Grazit (2008).

Eshtë anëtar i AO Alumni Association (AO/ASIF) që nga viti 1992, anëtar i Komitetit Shkencor të EPOS (2016-2018), e poashtu anëtar i Shoqatës Europiane të ortopedisë pediatrike (EPOS).

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.