Çfarë duhet të hamë kur pimë alkool

loading...


Po qe se pas çdo dehjeje me alkool s’ mund të flini, e me atë rast s’ hani diçka apo mbase e zbrazni frigoriferin në shtëpi – më në fund kemi shpjegim për sjelljen tuaj.

Një hulumtim i Institutit “Francis Crick” ka dashur që të zbulojë a ekziston lidhja midis alkoolit dhe ngrënies së tepërt.

Autorët kanë vërejtur që kjo lidhje është dukshëm befasuese, ngaqë alkooli ka shumë kalori, në atë kohë konsumimi i tij kryesisht qetëson apetitin e trurit.

Dhe më në fund për të mësuar se për çka bëhet fjalë, hulumtuesit u kanë dhënë minjve tri ditë etanol (alkool) dhe tretje fiziologjike dhe i kanë matur sa kanë ngrënë.

Rezultatet kanë treguar që minjtë kanë ngrënë më shumë kur u është dhënë etanol.

“Këto të dhëna na tregojnë që ngrënia e tepërt e shkaktuar nga alkooli paraqet fenomen evolucionar i cili është i pranishëm te shumica e gjitarëve”, thonë specialistët.

Ata pastaj kanë studiuar se a i ndryshon etanoli sinjalet e urisë në tru dhe kanë zbuluar që ndodh aktivizimi i qelizave të cilat zakonisht bëhen aktive kur agjërojmë.
Në këtë mënyrë, alkooli trurit i dërgon sinjale “të rreme” të urisë dhe për këtë shkak edhe kur jemi të ngopur ndiejmë nevojë për të ngrënë.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *