Çfarë e rrit riskun për kancer koloni?
Disa mutacione gjenetike të trashëguara rrisin riskun për zhvillim të kancerit te kolonit. Ndër më të shpeshtat mund të përmenden:
– Sindromi Lynch – quhet ndryshe kanceri i kolonit i trashëguar jo polipoz. Personat që mbartin këtë sindromë kanë risk të lartë për të zhvilluar kancer të kolonit para moshës 50 vjeç.
– Polipoza adenomatoze familjare (FAP) – është nje sëmundje e rrallë e cila karakterizohet nga shfaqja e një numri shumë të madh polipesh në kolon dhe rekt. Personat që vuajnë nga kjo sëmundje kanë probabilitet të madh për kancer koloni dhe rekti para moshës 40 vjeç.
-Keto sëmundje mund të zbulohen me anë të analizave gjenetike. Nëse jeni të shqetësuar për riskun tuaj për zhvillim të kancerit të kolonit, duhet të konsultoheni me një mjek./Mia Clinic