Çfarë e shkakton temperaturën te fëmijët?
Temperatura nuk është një sëmundje – është një simptomë e një sëmundjeje.
Temperatura tregon se trupi është duke luftuar sëmundjen dhe se sistemi imunitar po funksionon. Nëse fëmija juaj është me temperaturë, në shumicën e rasteve do të thotë se mund të “jetë ftohur” ose të ketë marrë një infeksion viral. Edhe pse më rrallë, temperatura në fëmijë të vegjël mund të jetë si pasojë e penumonisë, infeksioneve urinare, infeksioneve të veshit ose infeksione më të rënda në gjak apo si pasojë e meningjitit.
Shkaqe te tjera të temperaturës mund të jenë:
– Vaksinimi.
– Nxehja nga veshjet e tepërta ose qëndrimi i gjatë jashtë në një ditë të nxehtë.
Temperatura në fëmijë vërehet kur prekim ballin e tyre por edhe nëse fëmija nuk e ka ballin e nxehtë jo gjithmonë do të thotë se nuk ka temperaturë. Po ashtu, fëmija me temperaturë mund të jetë i irrituar dhe më shumë i bezdisur nga zakonisht.