Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Depresioni

Anhedonia dhe trajtimi i saj

Shumë njerëz e përjetojnë  Anhedoninë, pa e ditur se çka është ajo në të vërtetë. Ky çrregullim ka të bëjë në paaftësinë e personit për të ndjerë kënaqësi dhe është simptomë e zakonshme e depresionit.

Ajo është e lidhur me probleme të tjera mendore. Disa e shijojnë të ngasin biçikletën, të dëgjojnë tingullin e detit, të mbajnë dorën me dikë etj, por disa njerëz humbin aftësinë për të ndjerë këto gjëra.

Ka dy tipa kryesorë të Anhedonisë:

Anhedonia sociale: s’dëshironi të kaloni kohë me të tjerët.

Anhedonia fizike: s’ndjeni asgjë nga sensacionet fizike. Nuk iu pëlqen kontakti fizik, s’iu kënaq ushqimi, vetë seksi mund të mos iu tërheqë.

Kjo gjendje i bën lidhjet familjare dhe shoqërore shumë të vështira, shkruan lajmi.net përcjell Gazeta Shëndeti. Njerëzit bëjnë veprime që e dinë që në fund do të marrin kënaqësinë si shpërblim, por nëse ky shpërblim zhduket për juve, ju s’do të keni motiv të bëni asgjë.

Kjo gjithashtu mund të shoqërohet nga ankthi social. Ju keni frikë se s’do të përshtateni, e sidomos kur takoni persona të rinj.

Anhedonia do të ndikoj rëndë edhe në lidhjet romantike. Edhe nëse keni ndjenja romantike për dikë, s’do të ndjeni dëshirën që të kaloni ditën me ta ose të shkruani mesazhe me ta.

Sigurisht, nëse juve s’iu tërheqë as seksi, kjo do të godas vetëm më shumë lidhjen tuaj duke e bërë atë thuajse të pamundur.

Personat që kanë Anhedoni, zakonisht izolohen në vete dhe kalojnë shumicën e kohës së tyre duke mos bërë asgjë dhe kanë emocione të zbehta për të gjithë dhe gjithçka.

Çfarë e shkakton Anhedoninë?

Anhedonia është shumë e lidhur me depresionin, por s’do të thotë patjetër të jeni me depresion që të keni mungesë kënaqësie.

Anhedonia prek edhe personat me sëmundje mendore si bipolariteti ose skizofrenia.

Shkencëtarët mendojnë se Anhedonia është e lidhur ngushtë me aktivitetin e trurit. Ju mund të keni problem me prodhimin e dopaminës, që është kimikati që shkakton ndjenjën e kënaqësisë.

Si trajtohet?

Anhedonia është e vështirë për t’u trajtuar. S’ka një mënyrë të qartë se si duhet të trajtohet por hapat e parë janë që të kuptohet çfarë është shkaktari  dhe të përqendrohet në trajtimin e problemit.

Në këtë mënyrë, si rezultat i kujdesit tonë, edhe Anhedonia zbutet. Në rastet kur shkaktar është depresioni, antidepresantët janë një metodë e mirë për të trajtuar Anhedoninë./Gazeta Shëndeti

Anhedonia

Leave a Reply

You cannot copy content of this page