Thu. May 26th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Një hulumtim i bërë nga Gallup, ka gjetur që amerikanët kalojnë mesatarisht 47 orë në punë, çdo javë. Për kompanitë e reja, numri i orëve të shpenzuara në punë shkon edhe më lart.

Ajo që injorojnë të gjithë, është stresi që të shkakton puna apo siç njihet me termin shkencor: burnout.
Për shkak të ‘burnout’ një person mund të jetë tej mase i stresuar e madje edhe të jetë më pak produktiv në punë. Madje sipas Mayo Clinic, kjo gjendje mund të shkaktojë edhe sulm në zemër.

Merrni pushim – Jo gjithmonë orët e stërzgjatura në punë, rrisin produktivitetit. Madje, shpeshherë kjo rritë mundësinë për të bërë gabime trashanike. Mundësoja vetës pak pushim në mënyrë që ta mënjanonini fenomenin e ‘burnout’.

Gjej kuptimin e punës – Pavarësisht në çfarë industrie punon, të gjesh kuptimin e asaj që bënë të largon nga ‘burnout’.
Rrite kreativitetin duke mësuar – Mësimi s’ nevojitet të përfundoj, pasi përfundon shkollimin. Ju nevojitet të mësoni gjithmonë, ndonëse jeni të punësuar. Përdersia filloni të mësoni gjëra të reja, mendja juaj do të jetë e gatshme që të gjejë shumë zgjidhje edhe në punë.

Bëji prioritet lidhjet që keni – Ju nevojitet të gjeni kohë për të qëndruar me njërzit, jashtë punës. Të qëndroni me familjen e shoqërinë, do iu bëjë që ta largoni stresin e tepruar në punë. /Familja Jone

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page