Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?

Gripi, i ashtuquajtur, i derrave (Swine Flu), është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes, i shkaktuar nga viruse gripale të tipit A, që origjinën e kanë nga derrat.

Prof. Dr. Hamdi Ramadani
infektolog
Pandemia e Gripit A H1N1, i ashtuquajtur si gripi i derrave, është një sëmundje që në mënyrë mjaft të rrufeshme dhe shumë të shpejtë u bë problematika numër një në mbarë shëndetësinë botërore që në një mënyrë na intrigoi të gjithëve me pyetjet se çfarë në të vërtet është e tërë kjo situate? A është rreziku potencial për pandemi? A është e tëra kjo sa për t’u shitur vaksinat?
Ka filluar me lajmërimin e rastit të parë më 4 prill 2009 në Meksikë dhe deri më tani ka përfshirë pothuajse çdo vend në rruzullin tokësor, ku pa u futur në statistikat për vendet tjera nga të dhënat e fundit të ISHP-së, në vendin tonë kemi mbi 213 raste të lajmëruara si infeksion me virusin A(H1N1) dhe 10 raste që kanë përfunduar me vdekje.
Edhepse kemi të dhëna të mjaftueshme për këtë virus, me gjithë gjakftohtësinë e ekspertëve për të mos përhapur panik, deklaratat e OBSH-së për shkallën e alarmimit dhe poashtu mediat, kanë krijuar një konfuzion në lidhje me tërë këtë gjendje. Por duke parë situatën se si është zhvilluar në vendet e tjera (Meksikë) dhe në vendet e rajonit, si dhe nga shkalla e mortalitetit, mund të themi se gjendja është nën kontroll, edhepse rreziku është aktual pasi që askush nuk është i paprekshëm nga ky virus, qoftë i vaksinuar jo. Gripi i derrit po përsëritet, me mbi 110 raste në lëtë vit me konfirmim etiologjik dhe me të vdekur.
Gripi, i ashtuquajtur, i derrit (Swine Flu), është një sëmundje që atakon sistemin respirator dhe e shkakton virusi i tipit A (H1N1) që origjinën e ka nga derrat. Ky virus bën pjesë në klasën e ARN viruseve dhe i takon familjes së Orthomyxoviridae, që ka një madhësi ose diametër prej 80-200 nm.
Janë tre tipe ose lloje të këtyre viruseve që shkaktojnë gripin: A, B dhe C, ku zakonisht më i zakonshmi që është shkaktari më i shpeshtë i gripit ose influencës është tipi A, kjo është si pasoj e aftësisë unike që ka ky virus për të qëndruar jashtë radarit të imunitetit tek njerëzit nga ndërrimet e vazhdueshme kontinuale të strukturës së proteinave antigjenike (mutacioneve). Në vet llojin e virusit A ekzistojnë edhe subkategoritë e tipit A, ku ato dallohen në bazë të llojeve të antigjeneve në sipërfaqen membranore që janë: H – haemagglutinina dhe N – neuraminidaza.
Disa subkategori të virusit të tipit A janë: virus A(H1N1), virusi A(H3N2), Avian flu virus A (H5N1), Canin flu virus A(H3N8), Equine flu virus A(H7N7) ku këta dy të fundit manifestohen vetëm tek nikoqirët përkatës.
Si shfaqet?
Gripi i derrit është sëmundje që prek sistemin respirator të derrave shkaktuar nga virusi A(H1N1) që zakonisht i atakon derrat.
Edhepse thuhet në literaturë se infeksioni me virusin e gripit të derrit nuk ndodh, megjithatë infeksioni me këtë virus është i mundur dhe shpërhapja e këtij virusi pastaj nga njeriu i prekur me virus në njerëzit e tjerë është fakt që po dokumentohet dhe po ndodh realisht. Kësaj i ndihmon siç e dimë nga njohuritë paraprake se, virusi i gripit e ndërron formën ose strukturën antigjenike, kështu që, praktikisht jemi të pambrojtur sikurse që jemi edhe për gripin e zakonshëm sezonal (si pasojë e kësaj edhe vaksinimi nuk na krijon një mbrojtje të sigurt).
Shfaqja e gripit të derrit është menduar se bëhet (shpërhapet) në të njëjtën mënyrë sikurse edhe gripi sezonal me rrugë aerogjene (aerosole) nga kollitja dhe teshtitja e personave të sëmurë me virusin e gripit përmes ajrit. Te ky grip infeksioni mund të ndodh edhe me prekjen e objekteve të infektuara më këtë virus.
Simptomat te gripi i derrit janë pothuajse të njëjta ose shumë të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm (sezonal). Sëmundja fillon një dy ditë që nga infeksioni me këtë virus d.m.th koha e inkubacionit është zakonisht dy ditë, por mund të shkojnë edhe deri në pesë ditë; simptomat mund të shfaqen përnjëherë dhe me tërë ekspresivitetin e tyre varësisht nga rastet te personat me një imunitet të ruajtur mund të jenë ose shfaqen me intensitet më të lehtë.
Simptomat e gripit të derrit janë:
* Temperatura, e cila pothuajse është çdo herë prezente me vlera mbi 39.4°C në 12 orët e para
* Ftohje (acarim)
* Dhimbje të kokës
* Dhimbje të muskujve
* Humbje të apetitit
* Molisje (lodhje ekstreme)
* Skuqje dhe djegie e syve
* Zënie dhe shkuarje hundësh
* Kollë e thatë
* Dhembje gryke (fyti)
* Te disa raste po lajmërohen edhe marramendja, vjellje dhe diarreja.
Simptomat akute të gripit janë shqetësuese për të sëmurin e atakuar nga virusi edhe në rastin më të lehtë, gjë që shpesh i shtyn të prekurit nga gripi që të lajmërohen te mjeku. Zakonisht të sëmurët përjetojnë një acarim të përnjëhershëm të sëmundjes me temperature të lartë (gjendje febrile, molisje, plogështi, kolla paroksizmike (konvulzive), dhimbje koke dhe dhembje të muskujve të tërë trupit që fillojnë 12-72 orët e para. Për shkak se virusi i gripit prek (infekton) mukozat ose epitelin respirator të hundës dhe sinusëve paranazal dhe tërë rrugët e frymëmarrjes deri në alveola do të na shfaqen simptomat dhe shenjat e rinitit, faringitit, laringitit, tracheobronkiti ose edhe pneumonia virale. Pacientët janë të lodhur, të molisur, me sy të përndezur dhe të njomë, me rrjedhje të kthjellët nga hunda, mund të ketë edhe dhimbje në vesh, dhimbje të grykës, humbje të zërit (shterim), dhimbje gjatë kollitjes së sforcuar. Dhembja e muskujve mund të jetë e gjeneralizuar dhe e ashpër që përshkruhet si “më janë këputur këmbët .. i tërë trupi”, dhimbja e kokës mund të jetë poashtu shumë e fortë dhe e shoqëruar me lëvizje retrobulbare të syve e shoqëruar me fotofobi, dhe në disa raste kemi edhe prezencën e marramendjes, të vjella dhe diarre. Me ekzaminim fizik vërejmë se kemi temperaturë të lartë që kalon edhe mbi 39°C gjatë ditës së parë ,veçanërisht te fëmijët. Fytyra zakonisht është e skuqur e përndezur (hiperemeke) me lëkurë të nxehtë dhe e njomë (e lagësht). Konjunktivat, membrana timpanike dhe flegrat e hundës po ashtu janë të inflamuara. Tek fëmijët mund të kemi prezent edhe Lymphadenitis.
Në rastet kur kemi vështirësi në frymëmarrje, poashtu gulçitje dhe kërcitje gjatë frymëmarrjes, tachikardi, tachipne dhe hypoxemi, na bën të kuptojmë se kemi komplikime me infeksione sekondare (komplikacione) që janë shkaqet e përfundimit me vdekje të këtyre rasteve.
Diagnostikimi
Hapi i parë në diagnostikimin e sëmundjes është anamneza, ku nga të dhënat që ne i marrim, na dërgojnë deri te një diagnostikim i shpejtë, kjo bëhet me qëllim që të përfitojmë në kohë. Mirëpo, duhet të jemi të vëmendshëm sepse simptomat e lartpërmendura janë të ngjashme edhe me sëmundjet, si, pneumonia, kështu që përveç anamnezës dhe ekzaminimit fizik bëhen :
* Teste virusologjike (strishoja nazofaringeale)
* grafia e mushkërive
* testet laboratorike
Deri te diagnoza virologjike arrihet me: mbjelljen e kulturave virale, detektimin e antigjeneve, detektimine ARN me anë të PCR (Real Time PCR) dhe analizave serologjike
Testet e shpejta për diagnostikimin e gripit të derrit janë: 
* Imunofluoreshenca me ç’ngjyroje të antitrupave DFA
* Metoda e RETCIFtm testit që na mundëson detektimin e virusit A H1N1 ndonjë tjetër virus në kohë që nuk kalon më shumë se tri orë. Testi është i thjeshtë, si material përdoret strishoja nga pacienti. Ekspertët që zbuluan këtë metodë thonë që testi është pothuajse 100 % i sigurt në kapjen, detektimin e viruseve të gjallë, në këtë rast virusit A H1N1.

 

Në rastet kur dyshojmë kemi komplikime, bëhen edhe analizat, si analizat biokimike, hemogrami dhe radiografia e mushkërive.

Related posts:

Ja vaksina që ul rrezikun e kancerit të qafës së mitrës
Deklaratë për media, pas takimeve të sotme (Drejtpërdrejt)
Mjeku nga Kosova merr mirënjohje nga Gjenerali i NATO-së
"Qelizat burimore”, mendohet se shkaktojnë të gjitha llojet e kancerit
Mjeku Ilir Allkja denoncon: Mjekët e familjes prej vitesh në shërbim të konçesionit të Check-Up
Study confirms cats can become infected with and may transmit COVID-19 to other cats
132 persona zyrtarë në Kosovë janë sulmuar fizikisht, duke përfshirë edhe mjekët
5 benefite shëndetësore të Zinkut
Ushqimi për diabetikët apo për të sëmurët që vuajnë nga sheqeri
E përjetojmë me shqetësim gjendjen shëndetësore të mikut tanë, Kryeministrit të Mbretërisë së Bashku...
E konfirmon doktori i Kombëtares së Kosovës: Ademi dhe Rama më sulmuan fizikisht në Gërmi
Mjekët amerikanë po e trajtojnë pacientin me virusin Corona përmes një roboti
Çka është Teknologjia?
Këtë vit do të hapen dy konkurse për specializime në QKUK
ACE inhibitorët (angiotensin converting enzyme)
Sa është paga vjetore e Mjekut në Austri?
17 orë pa ndërprerje! Kardiokirurgu shqiptar realizon operacion të rrallë në Londër
Në punë pas shtatzënisë; Këshilla efikase
Kadri Veseli: Nderim për jetën dhe veprën e Prof. Dr. Safet Beqirit!
Ekipi i Sigurisë Diplomatike ndihmon në riatdhesimin e shqiptarëve
SHSKUK dënon sulmin ndaj mjekut Sefedin Fazliu
https://news.sky.com/…/coronavirus-italys-daily-number-of-d…
Kadri Veseli updated their cover photo.
Sonte kuptova se në New York iku nga kjo jetë Rexhë Xhakli, atdhetar, veprimtar e biznesmen i shquar...
Shqetësuese: Kirurgut i vendosin tritol në makinë
Kirurgët konfirmojnë largimin kolektiv nga Sindikata
Mjeku kosovar në Berlin: 90 për qind e të prekurve me koronavirus e kaluan pa trajtim mjekësor
Paralajmërojnë sindikatat: Pagat me rritje ose nisim grevën
Projektligji, Mjekëve dhe Infermierëve u heqet e drejta e dypunësimit
Avokati i popullit po e shqyrton mundësinë e dërgimit të Ligjit për paga në Gjykatën Kushtetuese
Në Spitalin Rajonal të Durrësit për herë të parë realizohet kjo ndërhyrje kirurgjike
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Romëve. Bota sot kremton historinë, kulturën dhe identitetin rom. ...
Infektohet me Covid-19 djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç
Kirurgjia, mbreti dhe mbretresha e Mjekësisë
Fluks nga virozat, Mjekët: Më të rrezikuarit janë të sëmurët kronikë
Virusi vdekjeprurës, ambasadori shqiptar në Kinë: Mos ejani këtu se ka shumë rrezik
Sot pritet vendimi për Ligjin për pagat
Si bëhet diagnistikimi i konstipacionit ose kapsllëkut?
ABUDANT
New original investigation from researchers at @MayoClinic and American Board of Anesthesiology: Sub...
Konflikti i interesit
Të dashur, ne nëse nuk jemi për Çmimin Nobel, nuk jemi as maskarenj
Të nderuar miq, Ju ftoj të më ndiqni, sonte nga ora 20:45, në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagji...
Konstitucionalizëm integral, jo voluntarizëm presidencial Neni më i rëndësishëm i Kushtetutës së Rep...
Vazhdon gjendja alarmante në QKUK duke u anuluar 200 operacione në ditë
Izraeli, superfuqi botërore në sektorin e mjekësisë dhe farmaceutikës
Si matet funksioni i veshkave?
E
71 vjet më parë ka hyrë në fuqi Traktati i Atlantikut Verior, baza legale e themelimit të NATO-s. Që...
Ku zhvillohet dializa peritoneale?
2 të vdekur nga gripi në QKUK: A po fshihet ‘gripi kinez’, Europa në panik
Një person vdes në QKUK, nuk lajmërohet askush për ta marr kufomën
Vakitë në QKUK
Analisti serb: Kurti është i rrezikshëm për Serbinë, truri i tij i shpejtë si kompjuteri
ende s' ka vendim përfundimtar për fluturimet nga Zvicra në Kosovë
ABIOFIZIOLOGJI
Ja çfarë fjalë epike shkruan Mjeku për Adem Jasharin!
Mashtrimet me „Kurzarbeit“ i kushtojnë miliona euro Austrisë
Sa do të jetë paga mujore e Mjekut në specializim me ligjin e ri të pagave?
Shkencëtarët kanë gjetur diçka të çuditshme në eshtrat e të rinjve
Për një vit, skemave të asistencës sociale iu shtuan edhe 2.500 familje
Sot më shumë çmohen botoxet e analfabetët sesa të bësh 30 vite shkollim
Kosovarët me viza pune austriake, mbesin në Kosovë
Kapacitetet testuese në SHBA, shumë vende vuajnë mungesën e testeve
Fatmir Limaj: Qeveria e Kurtit sot e ka shkelur ligjin, sepse ka larguar njerëz të cilët kanë qenë t...
Fluturimi i radhës nga Prishtina për në Cyrih
Dalin pagat e dhjetorit, tronditen mësuesit, mjekët e policët
Mjekët të shqetësuar për ndotjen alarmante të ajrit në Kosovë
Avdullah Hoti:Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar
SHSKUK do t'i punësoj 103 Specialistë të papunë
Balerina nga Ferizaj diplomoi në "Joffrey" të Nju-Jorkut
Shqipëri: Regjistrohet viktima e parë nga gripi
Vendimi im i datës 21.11.2018, në të cilin vendoset taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4...
Vetëvendosja s'po e lë vdekjen m'u bë LAJM. Kryeministër, i kofsh' fal situatës se ...
21 vjet më parë, ne e kishim një armik dhe një rrezik të vetëm, por të bashkuar ne e arritëm lirinë....
Coronavirusi mbërrin në Itali/ 6 të infektuar, izolohen 250 të tjerë
Shkaqet e sëmundjeve kronike të veshkave
A do të kolapsojë shëndetësia kosovare nëse pezullohet Ligji i Pagave?
Oda e Infermierëve të Kosovës e dënon sulmin ndaj dy infermierëve!
Pas dërgimit në Kushtetuese të Ligjit për Pagat, SBASHK-u nuk përjashton grevat në arsim
ACENOCOUMAROL
Lajm fantastik nga Londra: Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, testohet suksesshëm te minjtë
Akuzon mjekun por nuk e lejon autopsinë e familjarit të tij!
Në Itali, mbi 2.000 punonjës mjekësorë me koronavirus
Cilat sëmundje duhet të diferencohen me konstipacionin?
Kanabisi mund të shkaktojë depresion dhe nxit vetëvrasje
Ruzhdi Shkodra: Shqiptarët të vetmit në botë që i mbrojtën hebrenjtë
Alarmante: 2 mjekë Emergjentë dhe një Kirurg braktisin Spitalin Rajonal të Mitrovicës
Vdekja e artistit të talentuar Gëzim Kruja është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Me...
Mjeku Shqiptar në SHBA, zbulon një bakter të rrezikshëm që vjen në rrugë të pazakontë (Foto)
Gjykata Kushtetuese pezullon Ligjin për Pagat – nuk zbatohet së paku edhe katër muaj
Vibrant
Mospërfillja e gjykatës
Leonora Jakupi propozon që pagat e stafit shëndetësor të trefishohen
Sot dita botërore e shëndetit, sa është pritshmëria për të jetuar e shqiptarëve, si krahasohet me Eu...
Ja si t’i njohim “Vampirët e Energjisë”?
Vertigo kardiake
E FUNDIT / Shënohet viktima e 22 nga koronavirusi
Demenca Alzheimer
Metodat moderne për kujdesin ndaj lëkurës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Mungesa e vitaminës D shkakton Psoriazën

Mon Feb 11 , 2019
Mbi 7.5 milionë euro-amerikanë vuajnë nga psoriasis PSORIAZA ndryshe, e cila është një sëmundje kronike të sistemit imunitar që të dërgon në akumulimin e qelizave në sipërfaqen e lëkurës, që kruhen, të dhimbshme, të trasha, të kuqe, si arna apo luspa. Gjegjësisht, direkt na kushton kujdesit shëndetësor lidhur me psoriasis […]