Çfarë është koronavirusi?

1. Çfarë është koronavirusi?
Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda si Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome SARS).

2. Çfarë është një koronavirus i ri?
Koronavirus i ri është (nCoV) është një lloj (shtam) i ri i koronavirusit i cili nuk është identifikuar më parë tek njerëzit.

3. A mund të infektohen njerëzit me koronavirusin e ri ku si burim infektimi janë kafshët?
Hetimet e hollësishme në Kinë në vitin 2002 kanë zbuluar se SARS-CoV u transmetua nga macet te njerëzit, kurse në Arabinë Saudite në vitin 2012 u zbulua MERS-CoV nga devetë te njerëzit. Njihen disa koronaviruse të cilët po qarkullojnë në kafshë, por që akoma nuk kanë infektuar njerëzit. Ndërkohë që survejanca në të gjithë botën përmirësohet, ka të ngjarë që të identifikohen më shumë koronaviruse.

4. Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

5. A transmetohet koronavirusi nga njeriu tek njeriu?
Po, disa koronaviruse mund të trasnmetohen nga njeriu tek njeriu, zakonisht pas një kontakti të ngushtë/të afërt me një pacient të infektuar, në mjedisin e punës ose në një qendër të kujdesit shëndetësor.

6. A ka vaksinë për këtë lloj të ri të koronavirusit?
Kur një sëmundje është e re, nuk ka vaksinë për të, dhe mund të duhen disa vite derisa të prodhohet një vaksinë e re.

7. A ka një trajtim/mjekim për koronavirusin e ri?
Nuk ka një mjekim/trajtim specifik për sëmundjet e shkaktuara nga një koronavirus i ri. Megjithatë, shumë nga simptomat mund të trajtohen në varësi të gjendjes klinike të pacientit.

8. Çfarë duhet të bëj për t’u mbrojtur?
Rekomandimet standarde për të zvogëluar ekspozimin dhe transmetimin e një sërë sëmundjesh përfshijnë: ruajtjen e higjienës së duarve dhe të frymëmarrjes, praktikat e higjienës ushqimore, si dhe kur është e mundur shmangia e kontakteve të ngushta me çdo person që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore, si kollë apo teshtitje.

9. A janë personeli shëndetësor i riskuar nga koronavirusi i ri?
Po, ata mund të jenë të rrezikuar nga koronavirusi i ri, pasi personeli i kujdesit shëndetësor janë në kontakt me pacientët më shpesh sesa popullata e përgjithshme. OBSH-ja rekomandon që personeli i kujdesit shëndetësor të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme masat e duhura të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit.

10. Cilat janë rekomandimet për vendet?
OBSH inkurajon të gjithë vendet të rrisin survejancën për infeksionet e rënda respiratore akute (SARI), të shikojnë me kujdes çdo model të pazakontë të këtyre infeksioneve ose pneumonisë dhe të njoftojnë OBSH-në për çdo rast të dyshuar ose konfirmuar të infeksionit me koronavirusin e ri. Vendet inkurajohen të vazhdojnë të forcojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore në përputhje me Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit (2005).

Related posts:

20 raste të reja me coronavirus
Dr. Lul Raka i reagon Memli Krasniqit dhe Imer Mushkolajt: Faleminderit! E zbuluat ujin e ngrohtë
Kina gënjeu për COVID-19, publikohet dokumenti sekret me shkeljet e bëra
Fenomeni në Bosnjë: Mjekët po kërkojnë pushim mjekësor
Rritet sërish numri i viktimave në Itali nga koronavirusi
Ja si lindi Karantina!
Personeli shëndetësor çdo ditë e më shumë po zvogëlohet
Fituesi i çmimit Nobel në mjekësi: Virusi doli në Kinë, nga laboratori ku po punonin për vaksinën e ...
Në këtë shtet ofrohen pushime falas për mjekët dhe infermierët e angazhuar në luftë me Covid-19
Pse fëmijët duket se mbrohen më mirë nga Covid-19 sesa të rriturit?
Vaksina e turbekulozit ka rritur imunitetin e shqiptarëve ndaj Covid-19
Spanjë, 812 të vdekur dhe 7 600 të prekur nga koronavirusi brenda 24 orëve
Dr.Visar Berisha: Në Malishevë s'ka pasë karantinë por kultivim të virusit, me gjasë
Pëllumb Pipero paralajmëron skenar të frikshëm nëse qytetarët dalin nga shtëpitë
Lajm i mirë/ 4 të shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, shkon në 44 numri total
Urdhri Farmacistëve Të Shqipërisë: Farmacitë të hapura gjatë fashës orare të lejuar
Rama flet për përshkallëzimin e masave: Dy javët e para të prillit do mund të na thonë se sa mirë ka...
Historia e saj bëri xhiron e rrjetit, rrëfehet infermiere Valbona: Asnjëherë nuk dorëzohem
Studim: Njerëzit që u infektuan me koronavirus dhe u shëndetësuan do të vdesin 10 vjet më herët
Udhëzuesi i OBSH: Si të ushqeheni gjatë karantinës, nga cilat ushqime duhet hequr dorë?
Mbajtja e frymës për 10 sekonda, OBSH hedh poshtë mitin për koronavirusin
Përballja me stresin gjatë COVID-19
Në SHBA testet për Covid-19 do të lejohen të bëhen edhe në shtëpi
Nobelisti japonez: Koronavirusi u krijua në laborator, kam punuar 4 vjet në Wuhan, punëtorët aty kan...
Kurba e COVID-19 në Shqipëri/ Rama: Sa më fort të rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja
Zgjerohet harta Drenasi shënon rastin e parë me COVID19
Studimi i fundit: Burrat me nivel të ulët të testosteronit janë më të rrezikuar nga Covid-19!
Studimi i Klorokinës në dozë të lartë ndërpritet për shkak të efekteve toksike
Sa janë të rrezikuara gratë shtatzëna nga Covid-19?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja sa do të jenë pagat e mjekëve dhe infermierëve në Zvicër gjatë koronavirusit

Sun Apr 5 , 2020
Zvicra do të rrisë rrogat për të gjithë punonjësit e shërbimeve si masë për përballimin e krizës së koronavirusit.  Në spital, mjeku kryesor do te paguhet 12.320 euro në muaj, ndërsa infermierët dhe mjekët ndihmës do të marrin nga 7.200 euro. Kujdestarët në shtëpitë e pleqve marrin 3.700 euro, ndërsa […]