Çfarë është Mamografia?

loading...

Mamografia është një lloj radiografie e gjirit. Mamografia e kap kancerin e gjirit shumë herët, atëhere kur ndryshimet nuk mund të shihen me sy apo të preken me dorë. Ajo mund ta dallojë kancerin e gjirit rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për tu trajtuar me sukses. Gati gjysma e kancereve të gjirit që arrijnë të kapen nga mamografia janë akoma të vegjël dhe mund të hiqen lehtë, pa hequr gjithë gjirin dhe pa lënë shenjë.

Mamografia mund të bëhet në çdo kohë, por është mirë që femrat e moshës riprodhuese ta kryejnë mammografinë në fund të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo për arsye sepse para dhe gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm dhe disa gra mund ta ndjejnë shtypje dhe dhimbje të lehtë gjatë mamografisë, që për pjesën më të madhe kjo është e durueshme. Në periudhën e menopauzës kryhet në çdo moment.

Të gjitha gratë (në veçanti ato që kanë faktorë rrisku) nga mosha 50 vjeç e lart, duhet të bëjnë një mamografi çdo 1-3 vjet. Rreziqet për kancer të gjirit rriten me rritjen e moshës. Megjithatë, pavarsisht nga mosha, nëse një grua ka ndonjë shqetësim në gji, duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku i cili sqaron se farë duhet të bëjë gruaja dhe sa herë duhet të bëjë mamografinë.

Është mirë që kur gratë të shkojnë për mamografi, të veshin rroba të veçuara, bluzë me fund ose pantallon, sepse duhet të zhvishen nga mesi e lart. Gjithashtu, nuk duhet të përdorin deodorant, pudër, ose të lyhen me ndonjë solucion tjetër trupor, ditën që do të shkojnë për të bërë mamografinë sepse kjo ndikon në rezultatin e saj.

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *