Mialgjia përshkruan dhembjet e muskujve, të cilat mund të përfshijnë ligamente, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet.
John Hopkins Medicine shpjegoi: “Lëndimet, trauma, tensioni, disa ilaçe dhe sëmundje mund të sjellin mialgji. Simptomat mund të përfshijnë ngërçe muskulore dhe dhimbje të kyçeve.
Diagnostifikimi kërkon vlerësime të kujdesshme klinike të ngërçeve të muskujve dhe dhembjeve të kyçeve”.
Në një studim, u hetua mialgjia që shkakton infeksionin COVID-19. Studimi vuri në dukje: “Mialgjia është një simptomë e zakonshme në pacientët me infeksione virale të tilla si sëmundja COVID-19 dhe gripi. Dhimbja e shpinës gjatë COVID-19 zakonisht mund të tregojë pneumoni”, tha ai ndër të tjera.
Pse është mialgjia e zakonshme e shkaktuar nga COVID-19 më e gjatë dhe më e rëndë se mialgjia e infeksioneve të tjera virale?
“Mialgjia dhe lodhja në pacientët me COVID-19 mund të jenë më të gjata në kohëzgjatje sesa infeksionet e tjera virale dhe mund të mos reagojnë ndaj qetësuesve të dhembjeve konvencionale. Sipas vëzhgimit tonë, kur ngarkesa virale zvogëlohet me trajtimin e virusit, dhimbja e muskujve mund të ulet. Përveç mekanizmave klasikë të mialgjisë të njohur në infeksionet virale, COVID-19 mund të shkaktojë dhimbje muskulore me mekanizma krejtësisht të ndryshëm”, tha ai.

Sipas Richard Watkins, mjek i sëmundjeve infektive dhe profesor i mjekësisë së brendshme në Universitetin Mjekësor të Verilindjes së Ohio, infeksionet virale shkaktojnë dhimbje të muskujve si një nënprodukt i aktivizimit të përgjigjes imune. “Është ‘një rezultat’ i qelizave të sistemit imunitar që çliron interleukinat, të cilat janë proteina që ndihmojnë në luftën kundër patogjenëve pushtues”, tha ai.
Problemet e kyçeve dhe muskujve janë të zakonshme dhe përfshijnë probleme me shpatullat, qafën, shpinën dhe gjurin. Shumë njerëz do t’i kenë pasur këto në një moment të jetës së tyre. Shumica e këtyre problemeve s’ janë serioze dhe përmirësohen shpejt, megjithatë Po qe se shoqërohen me ndonjë simptomë tjetër, ato duhet të monitorohen me kujdes.