Thu. Jan 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çfarë është Organi ?

Organi është një strukturë që përbëhet së paku nga dy lloje indesh . Çdo organ realizon një funksion specifik në trupin e njeriut . Në nivel të organit realizohen funksione shumë të ndërlikuara . Le të marrim si shembull stomakun . Shtresa e brendshme e këtij organi është epitel që prodhon lëngje tretëse ; muret e organit janë muskuj që ndihmojnë në përzierjen e përmbajtjes ushqimore ; indi lidhor i organit përforcon muret e holla muskulore , kurse indi nervor rrit veprimtarinë tretëse duke stimuluar tkurrjet muskulore dhe duke nxitur gjëndrat që të shtojnë sasinë e sekretuar të lëngjeve tretëse . Mëlçia , truri ose enët e gjakut janë krejt të ndryshme nga stomaku , por , sidoqoftë , janë organe . Ju mund ta përfytyroni organin si një qendër funksionale që është specializuar për një veprimtari të caktuar , veprimtari , që nuk mund ta realizojë një organ tjetër .