Sulmi në tru : Shenjat dhe simptomat
Sulmet në tru shkaktohen kur enët e gjakut në tru shpërthejnë, ose kur zhvillohet ndonjë bllokadë.
Po qe se s’trajtohet, qelizat në tru fillojnë shumë shpejt të vdesin dhe, si rezultat i kësaj, sulmi në tru mund të bëhet shkaktar i vdekjes apo mund të shkaktojë çrregullime të ndryshme.
Po qe se ndonjë familjarë apo mik i juaji është duke pasur simptoma të sulmit në tru, menjëherë kërkoni ndihmë mjekësore.
Janë dy lloje të sulmit të tru – isemike dhe hemorragjike. Në mënyrë të ngjashme me sulmin në zemër, ai në tru shkaktohet prej ngushtimit të venave të gjakut në tru.
Përderisa bëhemi më të vjetër arteriet bëhen më të ngushta, duke e rritur mundësinë e bllokimit të tyre.
Problemet e ndryshme shëndetësore, por edhe mënyra e jetesës siç është pirja e duhanit dhe të qenit mbipeshë, e rrisin rrezikun e sulmit në tru.
Rreth një nga 8 personat vdesin përbrenda 30 ditëve të vuajtjes nga sulmi në tru, sipas Stroke Association.
Për këto arsye është e rëndësishme që njerëzit t’i njohin shenjat përderisa sa më shpejt trajtohet personi, aq më shumë janë gjasat për të mbijetuar.
Simptomat e sulmit në tru, janë këto:
– Ndryshime të papritura në njërin apo dy sytë, ose probleme me gëlltitjen
– dhembje të papritura të kokës
– Probleme të papritura me ecje, balancim apo edhe marramendje
– Hutim i papritur, si dhe vështirësi për të folur apo për t’i kuptuar tjerët
– Të folur i ngadalshëm dhe i pa kuptuar
– Vështirësi në ngritjen e duarve
Një nga shenjat që ne s’nevojitet të injorojmë është lemza që mund të jetë shumë e dhimbshme dhe e shoqëruar me dhembje gjoksi. Po qe se lemza zgjat më shumë se dy ditë, shkoni te mjeku.
Si të parandaloni një sulm në tru?
Bëni një mënyrë jetese të shëndetshme. Konsumoni ushqime të shëndetshme, angazhohuni në aktivitete fizike dhe shmangni stresin.