Çfarë është vetkontrolli i gjirit?

Çfarë është vetkontrolli i gjirit?

Vetëkontrolli i gjirit është një mënyrë për të njohur gjinjtë duke i kontrolluar ata nëpërmjet prekjes me duar. 

loading...

Duke i kontrolluar gjinjtë rregullisht çdo muaj, një femër mëson si është pamja normale e tyre, bëhet familjare me ta, dhe kështu do të kuptojë menjëherë ndonjë gjë të pazakontë në gji. 

Vet-kontrolli i gjirit duhet të bëhet duke filluar nga mosha 20 vjeç pavarësisht se gjinjtë mund të jenë normal. 

Kontrolli i gjirit rekomandohet të bëhet çdo muaj, mbas kalimit të periodave, ose 3-4 ditë mbas tyre. Kjo sepse gjatë periodave gjinjtë janë të dhimbshëm, të tendosur, dhe mund të ngatërrojnë.
 

Vet-kontrolli i gjirit ka rëndësinë e vet, gjithmonë nëse realizohet në mënyrë korrekte. Prandaj është e këshillueshmë që vet-kontrolli i gjirit në fillim të mësohet nga mjeku.
 

Vet-kontrolli i gjirit është një veprim shumë i thjeshtë që çdo femër mund ta bëjë pa shumë mundim. 

Me dorë, lehtë me lëvizje rrotulluese, kontrollohen me rradhë gjinjtë. Me dorën e majtë kontrollohet gjiri i djathtë dhe pastaj me dorën e djathtë kontrollohet gjiri i majtë. 

Indet e gjirit përfshijnë një sipërfaqe më të madhe se gjinjtë, prandaj duhen kontrolluar, prekur dhe parë gjithë sipërfaqja e gjirit duke përfshirë edhe pjesën e sipërme të kraharorit deri tek sqetullat.

loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *