Kur përshkrujmë depresionin frazat që përdoren zakonisht kanë cilësime fizike apo pasoja direkte në trup.

Këtu përmendet lodhja, pagjumësia ose gjumi i tepërt, dhembjet e zemrës e një sërë pasojash të tjera tërësisht fizike.

Duke qenë një gjendje me simptoma kaq reale në organizëm, depresioni padyshim që ka dhe efektet e tij afatgjata po aty.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org do ju rendisim disa prej tyre që sipas specialistëve e ndikojnë më së shumti trupin.

dhembjet e kokës

dhembjet e kokës dhe tensioni i vazhdueshëm shpesh shoqërohen me depresion.

Mund të ndjeni një pulsimi të vogël në mes të vetullave, pas veshit apo në zonën e qafës për të kuptuar se jeni nën tension.

Sëmundje të tjera të kokës si migrena apo hemicrania shoqërohen gjithashtu me depresion.

Gjithësesi ka një dyshim Po qe se depresioni po j’ua shkakton migrenën apo hemicraninë apo migrena apo hemicrania depresionin

Lodhja

Shumë njerëz në depresion raportojnë se ndiejnë një lloj lodhjeje të vazhdueshme.

Kjo pavarësisht se sa po flenë apo po pushojnë, një ndjenjë lodhje e lehtë apo e fortë është gjithë prezente.

Kjo lloj lodhje lidhet me mungesën e përqëndrimit dhe humbjen e fuqive papandehur.

dhimbje stomaku

Ka kaq shumë arsye përse mund të jeni duke përjetuar dhimbje stomaku sa mund të mos e lidhni aspak me depresionin, por edhe ai është një shkak.

specialistët thonë se ka një lidhje domethënëse mes trurit dhe zorrëve, që do të thotë depresioni dhe ankthi mund të jenë fajtor për dhembjet e stomakut.

Sipas Universitetit të Harvardit, truri ka një efekt të drejtpërdrejtë në stomak dhe mund të shkaktojë dhimbje aspak lehtë po ashtu edhe anasjelltas.

 dhembjet e shpinës

dhimbja e shpinës ose një ndjenjë e përgjithshme e shimbje që duket se ndodh pa shkak mund të jetë një shenjë domethënëse që depresioni po shkakton në trupin tuaj

Ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis dhembjeve të shpinës dhe depresionit.

specialistët thonë se  dhimbja e vazhdueshme e shpinës rrit rrezikun e depresionit dhe njerëzit që jetojnë me depresion kanë 60% më shumë gjasa të zhvillojnë dhimbje shpine.

Problemet me shikimin

Ndër problemet e para që vihen re dhe kurrësesi s’ mund të injorohen.

Turbullimi i shikimit është një nga shenjat që depresioni po shkakton në trupin tuaj.

Duke qenë në stres dhe nën tension të vazhdueshëm jeni shumë më të rrezikuar nga humbja e shikimit.

Ky rrezik rritet sa më shumë që të kalojë mosha veçanërisht Po qe se vuani nga depresioni.

Shenja të tjera

Probeleme të tjera fizike që mund të jetë duke j’ua shkaktuar depresioni në fshehtësi është dobësimi i imunitetit, ndryshimet në peshë apo në oreks, problemet me tretjen apo me gjumin.

Të gjitha këto janë shenja të qarta se depresioni po ju ndikon fizikisht duke dëmtuar organizmin në mënyrë të vazhdueshme./AgroWeb.org