Çdo vit, mijëra njerëz në botë vendosin të heqin dorë nga mishi dhe produkett shtazore për të zbuluar në befasi të plotë përfitime të mëdha shëndetësore në organizëm.

Pavarësisht se mishi i kuq ofron proteinë, ai mund të zëvendësohet shumë mirë me produkte bazore të cilat kanë proteinë që i bën mirë metabolizmit dhe tretjes.

Rënia Nga Pesha

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se njerëzit që ndjekin një dietë vegjetariane kanë një rënie të peshës që arrin deri në 4 kilogramë

Konsumi i bollshëm i frutave, perimeve, drithërave të plota dhe legumeve e bën rënien nga pesha më të lehtë, kurse mishi i kuq më të vështirë.

Kolesteroli

Pas heqjes dorë nga mishi i kuq, njeriu mund të vërejë një rënie të nivelit të kolesterolit në gjak.

Kjo është një gjë shumë e mirë posa përmirëson shëndetin kardiovaskular i cili ka nevojë për shumë ushqyes që ofrohen nga burimet e tjera ushqimore jo-shtazore.

Stomaku

Stomaku i një personi që s’ ha mish është më i pastër.

Shumica e produkteve shtazore vijnë nga shtazë që janë ngopur me hormone dhe antibiotikë, ndërkohë perimet dhe frutat ofrojnë shumë fibër dhe antioksidantë që e mbajnë stomakun në gjendje shumë të mirë dhe eliminojnë patogjenët e rrezikshëm.

Lëkura

Një tretje e mirë reflektohet në fytyrë. Këtë e konfirmojnë specialistët, sipas të cilëve, njerëzit që hanë ushqime me bazë bimore kanë më shumë shkëlqim rinor në lëkurën e tyre dhe më pak puçra.

Fibra, antioksidantët dhe mineralet ndihmojnë në pastrimin dhe shëndetin e lëkurës.

Gazrat

Rritja e beftë e sasisë së fibrës mund të shkaktojë fryrje dhe gazra.

specialistët porosisin që heqja dorë nga mishi dhe zëvendësimi i tij me produkte bimore të bëhet në mënyrë të ngadaltë por të qëndrueshme.

Sëmundjet

Duke supozuar që njeriu heq dorë nga mishi por e zëvendëson atë me ushqime të shëndetshme dhe jo të përpunuara, organizmi është më i mbrojtur prej sëmundjeve të zemrës dhe disa tumoreve.

specialistët thonë se ky rrezik i ulur ndaj këtyre sëmundjeve i atribuohet pranisë së lartë që një njeri nevojitet të ketë në organizëm të fibrës dhe antioksidantëve./AgroWeb.org

 

 

Tags: