Mon. Aug 8th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Disa mënyra se si ta trajtojmë dhimbjen e shpinës

Gurët në veshka janë një prej sëmundjeve që ka prekur shumë njerëz që nga kohët antike

Gurë në veshka janë gjetur edhe brenda mumieve egjiptiane. Edhe Hipokrati ka shkruar rreth tyre.

Seancat që një i rritur të krijoj gurë në veshka gjatë jetës së tij janë rreth 9%, por mesa duket ngrohja globale është duke e rritur këtë rrezik.

Kjo ndodhë meqenëse sa më e ngrohtë që të jetë klima njerëzit dehidrohen më shumë duke rritur rrezikun e formimit të gurëve në veshkë, shkruan “HealthHarvard”.

Shkaktari më i madh i formimit të gurëve në veshkë është dehidrimi.

Të gjithë ata që janë të prirë për të pasur gurë në veshka, duhet të kenë kujdes që të konsumojnë mjaftueshëm ujë.

Preferohet që të pihen mbi 2.5 litra ujë në ditë që të shmanget krijimi i gurëve.

Simptomat e zakonshme janë një dhimbje e mbrehtë në shpinë poshtë brinjëve, urina në ngjyrë rozë ose kafe, nevoja të urinoni shpesh, të vjella dhe temperaturë.

Gurët në veshka janë gjithashtu trashëguese, pra nëse prindërit ose gjyshërit kanë pasur, ju jeni të prirë për të pasur gurë në veshka.

Disa shkaktarë të tjerë pos dehidrimit dhe trashëgimisë janë dietat me shumë proteina, kripë dhe sheqer, mbipesha, problemet me tretje.

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x