Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Çfarë janë hemorroidet?

[ad_1]

Çfarë janë hemorroidet?

Termi hemorroide i referohet një situate, në të cilën venat përreth anusit ose pjesës së poshtme të rektumit janë të fryra dhe të skuqura.

Hemorroidet mund të jenë shkak i shtërzimeve për të defektuar. Faktorë të tjerë që luajnë rol në formimin e tyre janë shtatzania, moshimi, konstipacioni (kapsllëku) kronik ose diarreja (barkqitja) kronike.

Hemorroidet janë ose brenda anusit (interne) ose jashtë lëkurës, përreth anusit.

Simptomat e hemorroideve?

Disa probleme anorektale që përfshijnë fisurat, abcesin, irritimin, kruajtjen dhe djegien (pruritis ani), i kanë shenjat e njejta dhe gabimisht i referohen hemorroideve.

Hemorroidet zakonisht s’ janë të rrezikshme për jetën. Në shumë raste simptomat e hemorroideve zhduken brenda disa ditëve.

Ndonëse shumë njerëz që kanë hemorroide s’ shfaqin shenja, shenja më e shpeshtë e hemorroideve të brendshme është gjaku që del gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike.

Ndonjëherë hemorroidet e brendshme rrëshqasin jashtë anusit, irritohen dhe bëhen të dhimbshme. Këto lloj hemorroidesh quhen të prolabuara.

Shenjat e hemorroideve të jashtme përfshijnë dhimbje, ënjtje, ose një kokërr të madhe përreth anusit si rezultat i mpiksjes së gjakut, situatë e cila njihet si trombozë e hemorroideve të jashtme.

Përveç kësaj, lodhja e tepërt, fërkimi ose pastrimi përreth zonës së anusit mund të shkaktojnë irritim të shoqëruar me hemorragji apo kruarje, e cila mund të bëhet një rreth vicioz shenjash. Mukusi i tepërt gjithashtu mund të shkaktojë kruarje.

Sa të shpeshta janë hemorroidet?

Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat ashtu edhe te gratë. Pothuajse gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu, hemorroidet mund të jenë të shpeshta edhe tek gratë shtatzëna, situatë që shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark. Ndryshimet hormonale shkaktojnë gjithashtu zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare.

Si diagnostikohen hemorroidet?

Një diagnostikim i saktë mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që të të paraqiteni te mjeku specialist në momentin që keni hemorragji derisa ajo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshirë dhe kancerin e zorrës së trashë (kolorektal).

Anusi egzaminohet përmes “touché rectale”, që do të thotë ekzaminim me gisht të lubrifikuar për t’i prekur anomalitë përreth.

Një ekzaminim tjetër për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që e jep pamjen e anusit nga brenda.

Për ta përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje tjetër të traktit tretës, është shumë e rëndësishme të kryhet videokolonoskopia.

Si parandalohet formimi i hemorroideve?

tretmani medikamentoz i hemorroideve ka për qëllim lehtësimin e simptomave, por janë të rëndësishme masat parandaluese për formimin e tyre.

Parandalimi i përsëritjeve të hemorroideve do të kërkojë jashtëqitjen normale (pa kapsllëk), e cila arrihet me një dietë të pasur me fibra dhe lëngje. Me anë të kësaj diete arrihet që materialet fekale të jenë të buta dhe lehtësisht të lëvizshme nëpër zorrë duke mënjanuar shtërzimet në defekim dhe uljen e presionit të venave të anusit. Ngrënia e sasisë së duhur të fibrave ushqimore dhe pirja e 6 deri në 8 gota lëng (pa alkool) japin jashtëqitje të butë e të formuar, e cila bën të lehtë zbrazjen e zorrës.

Fibrat ushqimore merren përmes konsumit të frutave, perimeve dhe miellit me përmbajtje krundesh. Mjeku mund t’ju rekomandojë të merrni edhe fibra suplementare, si për shmebull produkte farmaceutike.

Aktiviteti fizik ku përfshihet të ecurit, si dhe rritja e sasisë së fibrave dhe lëngjeve në dietë janë një kombinim i duhur për parandalimin dhe mospërsëritjen e hemorroideve.

Dieta e rekomanduar për hemorroidet

Frutat:

-Mollë, dardha, rrush, bostan, shegë, luleshtrydhe, kumbulla, pjeshke, ananas, mango.-Te pihet sa më shumë ujë

-Ushqimet e pasura me fibra buka e zeze, perimet e blerta, sallatat, lakrat, spinaqi, etj.

Perime:

lulelakrat, karotat, panxhari, bishtajat, fasule, bizele, thjerrëza, kunguj, kastraveci

Të shmangen nga dieta ushqimet e mëposhtme:

Specat djegës, piperi;

Ushqimet e ëmbla, ose ato me shumë sheqer;

Pijet e ëmbla dhe me konservante si: Coca-Cola, Fanta, Pijet energjike;

Banane, bamje, kos, djathë, gjize;

Pijet alkoolike;

Fastfood, hamburger, sandviç, patate të skuqura, dhe chipsat./NetDoktori

[ad_2]

You cannot copy content of this page