Çfarë ndodh nëse hani një fryt me myk ?
Në këtë stinë në treg gjejmë plot fruta të freskëta, siç janë boronicat, mjedrat, hurmat e agrumet.
Por ndonëse kemi furnizime të freskëta, shpesh rastisim në fruta që kanë zënë myk.
Ky i fundit është i paevitueshëm gjatë kalbjes së frutit.
Ekspertët kanë kryer disa studime mbi rreziqet e të ngrënit të frutave dhe perimeve me myk.
Në shumicën e rasteve, e kuptojmë se kemi ngrënë një të tillë kur është shumë vonë. Nëse keni ngrënë aksidentalisht një frut të tillë, mos u shqetësoni.
Ekspertët thonë se asgjë nuk ndodh nga një kafshatë e tillë. Shumica e njerëzve nuk sëmuren nga ngrënia e ushqimeve që kanë zënë myk.
Por, ka njerëz që janë shumë më të ndjeshëm se të tjerët. Nëse përballeni me simptoma të ndryshme duhet të dini që ato janë të përkohshme, por nëse keni të vjella që zgjasin më shumë se një ditë, atëherë duhet të vizitoheni te një mjek.
Për shumicën e njerëzve trazirat gastrointestinale nga këto fruta me myk janë të përkohshme.