Thu. May 26th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Shkencëtarët kanë vendosur të zbulojnë si në trup ndikon ngrënia e tepërt, përkatësisht si e përballon organizmi tepricën e ushqimit dhe ku shkon ai pasi që e ngarkojmë tepër lukthin

specialistët kanë tubuar një grup meshkujsh të shëndetshëm të moshës nga 22 deri në 37 vjeç dhe nga ata kanë kërkuar të hanë dy herë më shumë pica seç hanë zakonisht.

Pastaj i kanë krahasuar efektet e racionit normal me ngrënien maksimale, e cila ka shkuar deri në kufij që pjesëmarrësit më s’ kanë mundur të përballojnë asnjë kafshatë, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, specialistët kanë vërejtur që sistemi i tretjes gjendet shkëlqyeshëm në situatën e këtillë dhe shpejt e djeg tepricën e kalorive.

Veç kësaj, është vërejtur që niveli i insulinës është ngritur, madje për 50 për qind, mirëpo niveli i sheqerit në gjak ka mbetur i pandryshuar. Niveli i lipideve është rritur butësisht.

172549 shutterstock 2162

Edhe pse rezultatet janë inkurajuese, specialistët theksojnë që fjala është për përgjigje të mirë të trupit ndaj “sulmeve” të përkohshme me ushqim, përkatësisht ngrënies së tepër të herëpashershme.

Mirëpo, Me kusht që sulmet e këtilla kalojnë në shprehi, mund të arrihet deri te mbipesha e trupit, diabeti (sëmundja e sheqerit) (sëmundja e sheqerit) i tipit 2 dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Pra, lirisht mundeni herë pas here të “mashtroheni”, mirëpo në afat të gjatë kjo shprehi bëhet jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin dhe dukjen fizike. /Telegrafi/

The post Çfarë ndodh saktësisht në trup pas ngrënies së tepërt, ku shkon ai ushqim: Shkencëtarët kanë një lajm të mirë! appeared first on Telegrafi.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page