Çfarë ndodh Vetëm po të hamë bukë të mykur?

loading...


s’ është i gjithë myku i njëjtë, por a ka mbetur diçka për t’u ngrënë apo jo varet nga ngjyra, mirëpo edhe artikujt në të cilët gjendet

Për dallim nga ushqimi i prishur, myku s’ ka erë të keqe, por qëndron në majë, duke na bërë që të mos e hamë atë që pos mykut përbën bukën shumë të mirë.

Mirëpo, çfarë do të ndodhte po ta hanim bukën e tillë?

specialistët thonë se s’ ka përgjigje të thjeshtë, por rreziku për shëndetin është i barabartë si edhe kur pimë ujin nga burimi i paverifikuar.

Myku vetvetiu s’ është toksik. Ekzistojnë shumë lloje myku, mirëpo vetëm disa nga to mund të jenë të dëmshëm për shëndetin”.

Assesi mos i merrni erë mykut

Mykut kurrë s’ bën t’i merret erë, derisa kjo mund të shkaktojë sëmundjen e organeve të frymëmarrjes.

Buka me sasi të vogël myku të bardhë dhe të kaltër akoma mund të shpëtohet, mirëpo, duke pasur parasysh që lehtë mund të përhapet, duhet ta pritni një centimetër të plotë nën myk, në këtë kohë pjesën tjetër mund ta hani.

Buka mund të hidhet poshtë Vetëm po të ka myk ngjyrë të portokalltë, të verdhë apo të zezë. Ato mund të jenë të dëmshme.

Çka mund të hani pas eliminimit të mykut

Shumica e pemëve është e sigurt pasi që t’i hiqet myku, derisa thartira e tyre pengon që materia e dëmshme të zhvillohet.

Djathi është aq i dendur sa që nën sipërfaqe s’ ka mjaft oksigjen i cili do të mund të lejojë mykun të zhvillohet. Megjithatë, për të qenë të sigurt, mund të pritni një fetë dhe një centimetër më shumë.

Myku nga xhemi apo ajvari mund të hiqet me lugë, në këtë kohë është mirë të hiqet edhe ndonjë centimetër më shumë nën myk në mënyrë që të jeni të sigurt që e keni eliminuar nga të gjitha poret dhe që mund ta hani.

Ato që gjithsesi duhet t’i hidhni poshtë janë:

▪ djathërat e butë
▪ perimet pasi të jenë bërë të vyshkura
▪ frutat arrore deh farat
▪ mishi

Related posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *