Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çfarë shenjash klinike përjeton i sëmuri kur zhvillohet një hernie?

Simptomat ndryshojnë në varësi të zonës së prekur. Shumica e pacientëve mund të ndiejnë një fryrje në zonën ku lind hernia, për shembull në rrëzë të kofshës në rastin e hernies inguinale. Mund të ndjejë gjithashtu dhimbje dhe djegie për shkak të prekjes së nervit inguinal.

Nëse një hernie ndodh për shembull pas ngritjes së peshave të rënda, dhimbja mund të jetë e mprehtë konsultedhe e zhurmshme. Megjithatë, shumë njerëz nuk kanë ndonjë ankesë tjetër përvese një ngacmimi të vazhdueshëm në zonën inguinale (në rrëzë të kofshës).

Komplikacionet ndodhin kur një pjesë e zorrëve mund të hyjnë në hernie (në këtë xhep të krijuar) dhe të mbesin aty. Kjo situatë mund të përbëjë një emergjencë kirurgjikale pasi zorrët humbasin furnizimin me gjak. Në këtë rast pacienti përjeton dhimbje të konsiderueshme, të përziera, të vjella, gjendje ethore me të dridhura.