Sat. Aug 13th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Ankthi

Shpeshherë mënyra se si jetoni e punoni, determinon përveç shëndetit fizik edhe atë mendor.

Frika mbi atë që do të sigurojë e ardhmja, mund të shkaktojë ankthe.

Ankthi është frikë apo shqetësim nga diçka që mund të ndodh. Kur një person është në ankth ai apo ajo s’mund  ta largojë mendjen nga problemi që e shqetëson shkruan Gazeta Shëndeti.

Kjo frikë mund të menaxhohet e të tejkalohet po qe se ju ndiqni disa këshilla se si të veproni në ato momente.

Kur përjetoni ankth, mundohuni të ndaloni e të mendoni diçka tjetër. Zakonisht ankthet ndodhin kur shqetësoheni për të ardhmen apo të kaluarën. Kur keni frikë që diçka e keqe do të ndodh në të ardhmen. Problemi qëndron që ju jeni duke menduar shumë mbi të  ardhmen, duke mos e shijuar të tashmen. Kur filloni të keni ankth, ndaloni një moment dhe merrni frymë thellë dhe bëni diçka tjetër që s’ka të bëjë me çështjen për të cilën shqetësoheni kaq shumë.

Ndodh shumë shpesh, që njerëzit shqetësohen për diçka që ende s’ka ndodhur. Jeta është e paparashikueshme dhe s’mund t’i keni të gjitha nën kontroll. Ju s’mund të ballafaqoheni me të panjohurën, prandaj mundohuni që akthin ta ktheni në forcë dhe të fokusoheni në gjërat e mira që keni në jetë.

Pra, zëvendësoni frikën me mirënjohje. Nëse shqetësoheni që do e humbisni punën, filloni e ndiheni mirënjohës që në rend të parë keni një vend pune.

Në momentin kur ndiheni të pashpresë dhe në ankth, fokusohuni diku tjetër. Psikologët sugjerojnë që në ato momente të filloni të dëgjoni muzikë, të ecni në natyrë, të bëni punë shtëpie, të lexoni në libër apo të shikoni një film qesharak./Gazeta Shëndeti

Subscribe
Notify of
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments

You cannot copy content of this page

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x