© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Sistemi urinar, Veshkat, Ureterat, Fshikëza e urinës, Prostata, Uretra

Cila është Fiziologjia e sistemit urinar ?

Gjatë procesit të shkëmbimit të lëndëve nëpër qelizat tona formohen produkte të panevojshme për organizmin tonë, madje të dëmshme dhe helmuese për të. Ato duhet nxjerrë jashtë. Shumica e tyre dalin me anën e urinës. Urina e cila përmban produkte të panevojshme organike, formohet në veshka të cilat punojnë si një rafineri e madhe duke rafineruar tërë gjakun dhe duke hequr prej tij tërë lëndët që nuk nevojiten dhe që do ta dëmtonin organizmin po të qëndronin, (D.Totozani & S.Qamirani, 2002).

Pjesa më e madhe e lëndëve të dëmshme që krijohen në organizëm largohen me anën e veshkave, këtë e dëshmon fakti se nëpër veshkë për 5-10 min kalon dhe filtrohet i tërë gjaku që përmban trupi i njeriut. Pra sistemi urinar është grup i organeve që transportojnë dhe ruajnë urinën pastaj e nxjerrin atë jashtë trupit. SU-është i lidhur me sistemin e qarkullimit të gjakut me anë të veshkave të cilat filtrojnë gjakun. Produkti i këtij filtrimi, ruhet përkohësisht në fshikëz përpara se të nxirret jashtë organizmit, (I.Bajraktari,F.Halili,A.Gashi,, 2006).

You cannot copy content of this page

Sign In

Register

Reset Password

Please enter your username or email address, you will receive a link to create a new password via email.