Cilat janë burimet e fonetikës historike ?
Burimet e fonetikës historike janë disa:
- Gjuha e gjallë e folur në gjithë variantet e stileve dhe dialekteve
- Të dhënat e gjuhës farefisnore, të cilat së bashku me të dhënat e dialekteve janë burim i rëndësishëm për rindërtimin e epokave të hershme të historisë së gjuhës.
- Shkrimet. Nga burimet e shkruara të dhënat nxiren duke depërtuar në shqiptim nëpërmjet analizës së grafisë dhe ortografisë. Si metodë fonetika historike përdorë metodën historike krahasimtare (komparative)