Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Biologjia , Teste nga Biologjia

Cilat janë funksione te qelizat janë të ngjashme dhe cilat janë të ndryshme ?

Qelizat ndryshojnë shumë për nga përmasat dhe forma , duke reflektuar kështu funksionet e tyre specifike në trupin e njeriut .

Sidoqoftë , qelizat ngjajnë shumë me njëra-tjetrën , kur bëhet fjalë për realizimin e disa funksioneve të caktuara . Funksione të tilla janë p.sh. shndërrimi i ushqimeve në energji ( ATP ) ose sekretimi i produkteve të metabolizmit në lëngun ndërqelizor . Nga ana tjetër , vetëm disa prej tyre formojnë kristalinin e syrit , sekretojnë mukus ose përçojnë një impuls nervor .