Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Cilat janë katër indet bazë të trupit tonë dhe trego funksionet e tyre ?

Katër indet bazë të trupit tonë janë : indi epitelial , indi muskulor , indi lidhor dhe indi nervor .

Çdo lloj indi luan rol të caktuar në trupin e njeriut . Shkurtimisht : epiteli mbulon sipërfaqet e jashtme të trupit dhe sipërfaqen e organeve kavitare ; muskujt realizojnë lëvizjet ; indi lidhor krijon mbështetje për indet e tjera , kurse indi nervor siguron komunikim të shpejtë ndërmjet sistemeve të ndryshme të organizmit , çka e realizon përmes impulseve elektrike .