Wed. Jun 29th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Pasojat e abuzimit me droga, dhe varësitë

Drogat janë lëndë kimike që prekin Sistemin Nervor (Trurin),dhe trupin.

Pasojat e përdorimit të drogave janë shumë të gjata,dhe të përhershme,bile janë prezente edhe gjatë stopimit të tyre.

Llojet e tyre janë të shumta,por më të zakonshmet prej abuzuesëve janë:
~Kanabisi
~Kokaina
~Heroina
~LSD
~Ektazi
~Amfetaminat
~Krokodil

Mënyra e përdorimit të tyre është:Inhalimi (Thithja zakonisht me hundë),Injektimi në vena me gjilpëra,dhe gëlltitja e tyre.Arritja e tyre në organizëm varet nga rruga e marrjes,mënyra më e shpejt është ajo me gjilpëra.Të gjitha drogat prekin trurin,ato shkaktojnë sasi të mëdha të Dopaminës (Një neurotransmetues që bënë rregullimin e emocioneve, motivacioneve, ndjenjën e knaqësisë-që nga përdoruesit njihet si FEELING HIGH).
Drogat eventualishtë mundë të ndryshojnë punën normale të funksionimit të trurit.Ato shumë shpejtë zhvillojnë varësi psiqike dhe fizike.
Sot,më shumë se 7 milionë njerzë janë përdorues të drogave.

Pasojat e përdorimit të drogave janë KATASTROFALE.

Përdoruesit janë problem madhorë i familjes,shoqërisë dhe shtetit.

Zakonisht përdoruesit zanafillën e përdorimit të tyre e kanë në adoleshencë,shumica prej tyre nga kurreshtja,dhe shoqria jo e shëndoshë.Porta hyrëse në “botën” e drogërave,është Kanabisi ose Marihuana.Pas një kohe shumë të shkurtër përdoruesit përfundojnë në Heroinë dhe Kokainë.

Pasi të shfaqet Adikcioni-Varësia,përdoruesit ndjejnë dëshirë të madhe për tu droguar.Në të kundërtën shfaqen shenjat psiqike dhe fizike që janë shumë të rënda(Sindromi i Abstinencës).Në këtë mënyrë përdoruesi bënë ç’mos,për të ardhur deri tek droga,duke shfaqur agresivitet me familjen,rrethin,duke vjedhur duke pirë alkohol.Pastaj shfaqet TOLERANCA,që donë të thotë,dozat e mëhershme të drogës,tashmë nuk funksionojnë.Në këtë stad,përdoruesi rritë dozën deri në atë shkallë që arritë efektin HIGH,dhe shpeshëherë në këtë stad vdesin nga MBIDOZA.
Përdoruesit me shiringa,fitojnë infeksione të rënda si HIV,Hepatit B,C.

Pasojat ekonomike janë të rënda,shpesh herë duke shitur gjithqka që posedojnë,edhe shtëpinë.

Mjekimi i tyre,është mjaftë i vështirë.Perdoruesit shpesh bëjnë RELAPS (Pas largimit nga droga kthehen përsëri në të).Mjekimi kryesorë bëhet me Metadon (edhe kjo një drogë sintetike që prodhohet nga farmacitë).Rikthimi në shoqëri apo ri-socializimi është i rëndësishëm.

Mjekimi më i mirë i varësisë nga droga është mos kontakti i parë me të.

Shkruan:
Dr.med.Desaret Murati

You cannot copy content of this page