Sun. May 22nd, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Cilat janë shenjat dhe simptomat e Kolerës ?

Shenjat dhe simptomat e kolerës ndahen në tri stadiume:

  1. Në fazën e parë, dominon diarreja dhe vjellët e shpeshta të cilat shkaktojnë dhimbje barku tek i infektuari.
  2. Në fazën e dytë (Exsikkoza) si shkak i diarresë dhe vjelljeje të shpeshta paraqitet mungesa e lëngjeve në trupin e njeriut. Kjo shkakton renjen e temperaturës e cila shprehet me ndryshimin e pamjes së fytyrës ku maja e hundës është më e mprehtë, faqet rrinë të vara dhe ndryshimi i ngadalshëm i rrudhave të fytyrës.
  3. Në fazen e fundit reagon i gjithë trupi me temperaturë të lartë dhe infektuari përmbahet, turbulloset dhe bie në agoni kjo mund të përcillet me një infektim të lëkurës, mushkërive apo ndonjë organi tjetër.