Hën. Jan 24th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Cilat janë shenjat dhe simtomat e hepatitit B?

Hepatiti B mund t’ju bëj të ndiheni sikur keni grip.
Ju mund të:
– ndiheni të lodhur;
– keni të përziera;
– keni temperaturë të lartë;
– keni humbje të oreksit;
– keni diarre (barkqitje).
Disa njerëz kanë
– urinim me ngjyrë të errët si çaj;
– feçe me ngjyrë të zbardhur;
– zverdhje të syve dhe lëkurës.

Disa njerëz nuk kanë fare shenja
Në qoftë se ju keni ndonjë nga shenjat e lartpërmendura ose mendoni se mund të jeni infektuar nga hepatiti B, duhet të takoni doktorin specialist.