Mon. Jun 27th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Gjatë emisionit “Takim virtual me Shëndritin”  ishte i ftuar patologu Fisnik Kurshumliu, me të cilin u diskutua për diagnostifikimin dhe identifikimin e kancerit.

Njëri ndër problemet që përballen gratë dhe vajzat, e që u diskutua dhe në këtë emision, ishte identifikimi i kancerit të gjirit, saktësisht shenjat e para të shfaqjes së tij.

Sipas Kurshumliut, shenja e parë e kancerit në gji është një nodus ose gungë në gji, e cila mund të vërehet gjatë larjes. Megjithatë, patologu shpjegon se ndryshimet e tilla në gji mund të jenë edhe si shkas i ciklit menstrual që ndodh të vajzat, ashtu mund të mos jenë të rrezikshme.

“Në përgjithësi, femrat gjatë pastrimit mund të vërejnë ndonjë ndryshim në gji, që ne i themi nodus ose gungë. Pra, Vetëm po të preket një nodus në gji, ajo është shenja e parë që nxitë alarm te femrat për kancer në gji. Mirëpo, fatmirësisht, shumica nga këto ndryshime që preken në gji janë beninje, përderisa gjiri gjatë cdo cikli menstrual, sidomos gjatë fazave reproduktive të femres (kur femra është në moshë të re), statusi i gjirit ndryshon dhe është normale të lajmërohen disa shenja në gji që janë të natyrës beninje”, theksoi ai për Familja Jonë.

Kurshulmiu shtoi gjithashtu se Me kusht që haset një nodus në gji, s’ duhet të ketë alarm të menjëhershëm, përderisa në të shumtën e rasteve këto ndryshime janë jo të rrezikshme. Gjithsesi, në këto raste është e nevojshme të konsultoheni me mjekun.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page