Cilat janë shenjat kryesore që na kujtojnë një sëmundje ezofagale ?
Shenjat kryesore që na kujtojnë një sëmundje ezofagale janë : disfagia ( pengesa në gëlltitje ) , regurgitimet që duhet të dallohen nga vjellja , ripërtypja dhe pituita ( hedhja e një perzierjeje të lëngshme alkaline të pështymës dhe lëngut gastrik ) , piroza ( urthi ) shpesh e shoqëruar me një ndjenjë të thartirës , gromësira , ndjenja e djegies epigastrike , gjakderdhja digjestive ose një anemi mikrocitare hiposideremike , keqësimi i gjendjes së përgjithshme ( anoreksi , humbje në peshë ) , një ” ganglion ” nën klavikulën e majtë ( Troisier ) . Mund të bëhet fjalë edhe për shenja ekstra digjestive , si dhembjet në krahëror të tipit anginoz , simptomat respiratore pas marrjes së ushqimit ( post – prandial ) apo gjatë natës ( kollë , dispne astmatiforme … ) dhe simptome të ndryshme ORL ( ngjirje e zërit dhe çrregullim të ndjeshmërise buko faringeale )