Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Cilat janë simptomat e heshtura të diabetit ?

Studimet e reja kanë treguar se 25% e njerëzve të prekur nga diabeti i tipit 2 nuk janë në dijeni se vuajnë nga kjo sëmundje.

Urinim i shpeshtë
Njerëzit e prekur nga diabeti kanë një organizëm që nuk është shumë efikas në shpërbërjen e ushqimit në sheqer. Kjo do të thonë se në gjak ka shumë sheqer të cilin trupi përpiqet ta nxjerrë nëpërmjet urinës. Jini të vëmendshëm ndaj urinimit gjatë natës. 1-2 herë është mëse normale por më shpesh se kaq konsiderohet si një shenjë paralajmëruese.

Etja e pashuar
Njerëzit e prekur nga diabeti përdorin pije të gazuara ose lëngje të ndryshme për të shuar etjen. Sheqeri më pas përthithet nga gjaku dhe kemi kështu krijohet një rreth vicioz.

Rënia nga pesha
Njerëzit e prekur nga diabeti mund të vërejnë një rënie të lehtë nga pesha. Kjo ndodh si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe kalorive nëpërmjet urinës.

Uria
Kur trupi i njeriut ka nivele të larta të sheqerit në gjak, atëherë ai ka probleme në rregullimin e niveleve të glukozës. Këto probleme shkaktojnë të dridhura dhe një nevojë të madhe për karbohidrate dhe sheqerna.

Plogështia
Njerëzit e prekur nga diabeti vuajnë nga një plogështi e vazhdueshme. Kjo ndodh sepse ushqimi që konsumohet nuk shpërbëhet në energji dhe nuk arrin në qeliza.

Luhatjet e humorit
Luhatjet e humorit dhe temperamenti i keq janë disa shenja të diabetit. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të imitojë simptomat e depresionit dhe të shkaktojë probleme të ngjashme.

Mpirja e këmbëve
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë komplikacione të tjera përpara se ju ta kuptoni që vuani nga diabeti.
Një prej këtyre shqetësimeve ka të bëjë me dëmtime të lehta nervore që shkaktojnë mpirje të këmbëve.

You cannot copy content of this page