Thu. Jun 30th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Cilat janë stadet klinike të artritit reumatoid ?

 

Sëmundja e artritit reumatoid kalon nëpër këto stade klinike:

Stadi prodromal kryesish karakterizohet me paraqitjen e fenomeneve të përgjithshëm të cilat janë theksuar më lartë.

Stadi i I-rë i cili manifestohet me praninë e sinoviteve. Sinoviti është proces inflamator jospecifik, josupurativ, akut ose kronik i nyjeve. Gjatë ekzaminimit dalin në pah se nyja e atakuar është e dhimbshme, e ënjtur, e nxehtë.

Dhimbja e nyjes vjen si pasoje e sinvitit, respektivisht si pasoje e presionit që i bëhet kapsulës artikulare e cila është e pasur me fibra të dhimbjes dhe e ndjeshme ndaj zgjatjes dhe tërheqjes. Ënjtja e artikulacionit vjen si pasojë e grumbullimit të lëngut synovial, hipertrofisë së sinoviumit dhe trashjes së kapsulës artikulare. Fillimisht lëvizja kufizohet nga dhimbja. Artikulacioni i ënjtur zakonisht kufizohet në fleksion për të maksimizuar vëllimin e artikulacionit dhe për të minimizuar tërheqjen e kapsulës.

Stadi i II-të karakterizohet nga prania e tenosinoviteve dhe atrofive muskulore. Tenosinoviti reumatoid është një ndërlikim i zakonshëm i artritit reumatoid. Zhvillimi i tij i ngadaltë dhe jo i dhimbshëm shpesh sjell dështimin e njohjes dhe të diagnostikimit. Ky lezion është gjetur më së shpeshti në pjesën dorsale të kyçit të dorës, duke përfshirë tendinat ekstensore.

Stadi i III-të karakterizohet me dalje në pah të deformiteteve artikulare, dhe

Stadi i IV-të me paraqitjen e ankilozës fibrotike dhe kockore.

You cannot copy content of this page