Thu. Jul 7th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Ndonjëherë koha juaj është e limituar. andaj kur vije puna tek ushtrimet e përzgjedhura, ne gjithmonë e pyesim veten se cilat nga to djegin kalori më shumë dhe na kursejnë kohën tonë.

Studiuesit e fitnesit shpjegojnë se sa më shumë muskuj përdorim gjatë një ushtrimi, aq shumë është mundësia se kemi djegur kalori. Pra, nisur nga kjo, për të djegur shumë kalori duhet po ashtu inkorporim i shumë muskujve në ushtrim.

Sipas Tim Church, studiues dhe mjek, për të arritur djegie maksimale të kalorive duhet që të vihen në funksion përnjëherë muskujt e poshtëm dhe të sipërm të trupit.

Kur flasim për ushtrime intensive, patjetër se na bien ndërmend pompat apo edhe barkoret të cilat janë një mënyrë e mirë e integrimit të shumë muskujve në një ushtrim të vetëm.

Sipas një studimi të bërë lidhur me numrin e kalorive të djegura për një kohë të shkurtër, është vërejtur se gjatë bërjes së pompave, barkoreve dhe ushtrimeve të tjera intensive që e përfshijnë pjesën më të madhe të trupit, digjen diku rreth 13 kalori për minutë. ndërsa gjatë tërë ushtrimit digjen përafërsisht 260 kalori, shifer kjo shumë herë më e lartë sesa ushtrimet tradicionale dhe të zakonshme.

Me të gjitha këto, është lehtësisht e kuptueshme ushtrimet me pjesët regjionale të trupit s’ sjellin ndonjë rezultat të menjëhershëm në djegien e kalorive, pasi s’ stimulojnë aktivitet të tërësishëm të trupit. Së këndejmi, del se duhet shpenzuar kohë më shumë për punë më të vogël.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page