Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Cilët janë faktorët e rrezikut për kancerin e ezofagut ?

Faktorët e rrezikut për kancerin e ezofagut janë:

1. Konsumimi i alkoolit dhe duhanit

2. Konsumim i paktë i frutave dhe perimeve, mishit të freskët, riboflavinës, beta-karotenit, vitaminës A, C, B kompleks, niacinës, molibdenit, magneziumit, zinkut.

3. Faktorë predispozues si tilosis, djegiet kaustike, akalazia, sindromi Plummer Vincent membranat e ezofagut, ezofagu i Barrett, divertikujt e ezofagut.

4. Ekspozimi ndaj asbestit, rrezatimit jonizues, dhe shumë rrallë pijet e nxehta (çaji).

5. Zona gjeografike si Lindja e mesme, Afrika e jugut, Kina veriore, Rusia jugore, India.

Alkoli dhe duhani janë faktorë risku të vërtetuar.Rreziku shtohet në përpjestim me dozën dhe kombinimi i tyre e potencon atë.

Molibdeni është treguar se rrit nitratet dhe nitritet në bimë, që çojnë në rritjen e nitrozaminave, që janë kancerogenë të njohur. Ushqimet shumë pikante dhe të nxehta kur përdoren sistematikisht mund të shkaktojnë një irritim kronik të ezofagut dhe të favorizojnë malinjizimin.

Celiakia duke dhënë kequshqyerje mendohet se favorizon zhvillimin e kancerit të ezofagut.

You cannot copy content of this page