Sat. Jun 25th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Para aktivitetit fizik

E dëshirueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para treningut. Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në trening. Porcioni ideal është rreth 15dkg, ndërsa përveç ushqimit me rëndësi është edhe hidratimi. Po qe se planifikoni trening të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, meqenëse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës.

Dopamina është e lidhur me motivimin, elanin, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e tyre. Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë meqenëse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. “Shmangni karbohidratet dhe sheqernat. meqenëse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, për ç’arsye treningu është më pak efikas”, thotë Simo.

Është mirë që para treningut të pini edhe një filxhan çaji të gjelbër ose të hani fruta mali, transmeton netdoktori. Po qe se synoni rritjen e masës muskulore, atëherë shujta duhet të jetë e bazuar në proteinat si mishi i pulës dhe proteinat në kombinim me sasinë e njëjtë të karbohidrateve si orizi ose patatet.

Pas treningut

Pas çdo lloj të ushtrimeve, shujta duhet të përfshijë edhe karbohidratet edhe proteinat për t’u forcuar eshtrat dhe rritur masa muskulore. Shujta e lëngshme, si proteina ‘whey’ e cila i këshillohet bodybuilderëve duhet të përmbajë 1 gram proteinë në çdo 4 gramë karbohidrate dhe duhet të hahet menjëherë pas treningut.

Shtimi i pjesës së gjelbër, si shejku nga spinaqi, lakra e gjelbër, kastraveci, selino, perimet tjera të gjelbra ndihmojnë në shërimin e muskujve. Ato rrisin nivelin alkalin, të cilin trupi ynë e pëlqen për më shumë se 50 për qind, andaj janë zgjidhje më e mirë se sa shejku i pastër me proteina.

Pas një ore duhet të pasojë shujta e ardhshme që përmban proteina dhe karbohidrate komplekse në proporcion të drejtë. Zgjidhje e mirë është qulli i tërshërës dhe e bardha e vezës, mishi i pulës me patate ose tuna dhe pasta.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page