Thu. Jul 7th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

[ad_1]

Diarreja ose barkqitja është një proces mjaft i mundimshëm për të gjithë ne.

Shfaqja e saj konsiston me jashtëqitje të holluar dhe të shpeshtë, dukuri kjo që mund të zgjasë deri në dy-tre ditë.

Ka një gamë të gjerë shkaqesh të mundshme që çojnë drejt diarresë, duke përfshirë helmimin nga ushqimi, infeksionin, ilaçet, alergjitë ose intolerancën ndaj ushqimit dhe kushtet inflamatore. tretmani i duhur i saj do të varet nga shkaku themelor që ka cuar drejt diarresë.

Diarreja gjithashtu mund të paraqitet edhe kur hamë shumë fruta dhe fibra, ndërsa kur diarreja është kronike, ajo mund të paralajmërojë sëmundje inflamatore të zorrëve.

Shumë herë, diarreja do të zhduket vetë për një ose dy ditë, por për të ngadalësuar rastet akute të diarresë, ka disa ilaçe shtëpiake që mund të ndihmojnë. Provoni të ndiqni dietën me banane, oriz, mollë, bukë të thekur (BRAT), të qëndroni të hidratuar me ujë kokosi, të pushoni shtesë ose të përdorni terapi pa recetë. Po qe se diarreja juaj zgjat më shumë se tre ditë, sigurohuni që të telefononi mjekun tuaj.

[ad_2]

Leave a Reply

You cannot copy content of this page