Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Afshi ?

Kuptimi i fjalës Afsh

 

AFSH m.

  1. Valë e nxehtë ajri që vjen nga zjarri ose nga diçka tjetër e ngrohtë; valë ajri që vjen nga diçka e ftohtë. Afsh i ngrohtë (i nxehtë). Afsh i ftohtë. Afshi i zjarrit (i flakës, i furrës). Afshi i dëborës. Afshi i etheve. Afshi i tokës. Lëshon (nxjerr) afsh. Marr një afsh te zjarri.
  2. Frymë e ngrohtë që del nga goja; avull. Afshi i gojës.
  3. Kundërmim i fortë, erë e fortë që vjen nga disa lëndë ose sende, duhmë. Afsh i mirë (i keq). Afshi i gjellës (i hudhrës). Afshi i rakisë (i duhanit). Më bie afshi në hundë.
  4. fig. Vrull shpirtëror, zjarr i brendshëm; dëshirë e fortë. Afsh djaloshar. Afshi i zemrës (i shpirtit). Afshi i lirisë (i luftës). Flet (tregon) me afsh. Ha (pi) me afsh të madh.
  5. Gjendja e ndezur e kafshës në kohën e ndërzimit, kur është gati për t’u ethur; gjendja e tokës kur është e përshtatshme të mbillet. Vjen (është) në afsh. I kalon afshi.