Mon. May 16th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Kuptimi i fjalës

Çka është Agjenti ?

Kuptimi i fjalës Agjent

 

agjent m.sh.

  1. Përgjegjës i një agjencie; përfaqësuesi një institucioni a i një ndërmarrjeje, i ngarkuar me një detyrë të caktuar në degët që varen prej tyre.
    Agjent i transportit (i grumbullimit). Agjent tregtar (financiar, diplomatik). Agjent bujqësor. vjet. teknik bujqësor i mesëm.
  2. (keq.) Bashkëpunëtor i fshehtë i organeve të zbulimit të një shteti të huaj ose i organeve policore të brendshme të një regjimi antipopullor; spiun. Agjent i fshehtë (i vjetër, i regjur). Agjent i zbulimit amerikan. Bëhet agjent. Kapën një agjent.
  3. (keq.) Ai që vihet në shërbim të synimeve e të veprimtarisë ideologjike, politike, ekonomike, ushtarake etj. të dikujt. Agjent i fashizmit (i imperializmit, i borgjezisë).

agjent m.sh.spec.

  1. Shkaku i një dukurie a i një ndryshimi në natyrë ose në organizmat e gjalla, elementi a faktori veprues; shkaktari i një sëmundjeje.
    Agjent fizik (kimik, atmosferik). Agjent i jashtëm (i brendshëm).