Wed. Dec 1st, 2021
Kuptimi i fjalës

Çka është Alkooli ?

ALKOOL m.

  1. Lëng pa ngjyrë, që avullohet e ndizet shpejt dhe që nxirret nga distilimi i verës, i lëngjeve të frutave të ndryshme, nga drithërat etj. e përdoret në mjekësi, në industri etj. Alkool i pastër (i çnatyruar). Alkool rrushi (misri…). Fabrikë (punishte) alkooli. Llambë me alkool. Fërkoj (pastroj) me alkool.
  2. kryes. sh. kim. Bashkime organike, që dalin nga hidrokarburet duke zëvendësuar një a disa atome të hidrogjenit me grupin prej një atomi oksigjeni e një hidrogjeni. Alkool parësor (dytësor). Alkool druri. bised.Pije e fortë dehëse. Dëmet e alkoolit. Pi alkool.Alkooli, Kuptimi i fjalës