Çka është Amidoni ?
Amidoni (C6H10O5)n) është karbohidrati më i përhapur ne natyrë pas celulozës. Ai është polisakaridi, i cili gjendet në bimë në formë të kokërrzave dhe shërben si ushqim rezervë. Forma dhe madhësia e kokërrzave të amidonit varet nga lloji i bimës. Ai është produkt i procesit të fotosintezës, i cili kryesisht është i përqendruar në rrënjë, në fara, në drithëra, në gjethe etj. Bimët më të pasura me amidon janë: orizi 70-80%, misri 45-75%, gruri 60-70%, patatet 17-24%. Amidoni në industri përfitohet kryesisht nga patatet.
Amidoni në jetën e përditshme njihet si niseshte. Kur amidoni vepron me ujë të ngrohtë, në prani të acidit sulfurik, atëherë ai shndërrohet në glukozë ose në sheqer të rëndomtë.
Amidoni është polisakarid natyror me masë molekulare të madhe (100-10000 molekula glukozë).
Origjina botanike
- farat (në veçanti drithërat (misri, gruri) dhe bishtajoret),
- rrënjët,
- zhardhokët dhe rhizomet (patatet, patatja e ëmbël, manioku, etj.)
- frutat (bananet, pema bukës)
Vetitë fizike dhe kimike
Përdorimi
Amilopektina
Është përbërës kryesor i shumicës së kokërrzave të amidonit. Është polisakarid i rëndësishëm i degëzuar. Pra, struktura e amilopektinës është më komplekse sesa ajo e amilozës. Derisa amiloza gjendet në brendësi, amilopektina gjendet në pjesën e jashtme të kokërrzës së amidonit.