Çka është Autoriteti ?


Kuptimi i fjalës Shqipëria ‹ FJALË

Çka është Autoriteti ?

Autoritet m.

Autoriteti është:

  1. Nderim, respekt i fituar me punë e me meritë; vlerë, rëndësi dhe aftësi e dikujt, që pranohen nga të gjithë dhe që ngjallin bindje e besim. Autoritet i madh (i merituar). Autoriteti ndërkombëtar. Autoriteti i prindit (i mësuesit). Autoriteti i Shqipërisë në botë. Njeri me (pa) autoritet. Kam (gëzoj, fitoj) autoritet. Rrit (ngre) autoritetin. Mbaj (humbas) autoritetin. Përdor autoritetin. I ulet (i bie) autoriteti. Flet me autoritet.
  2. E drejta për të ushtruar një pushtet, forca detyruese për t’iu bindur një organi të pushtetit. Autoriteti shtetëror. Autoriteti i ligjit.
  3. kryes. sh. ~e, ~et. Përfaqësuesit kryesorë të pushtetit civil ose ushtarak të një vendi; organet e pushtetit. Autoritetet civile (shtetërore, ushtarake). Autoritetet e vendit. Autoritetet e pushtimit. Përfaqësues i autoriteteve.
  4. sh. ~e, ~et. Njeri i shquar në një fushë të shkencës, të letërsisë etj., mendimi i të cilit pranohet nga rrethe të gjera, njeri i shquar që ushtron ndikim të dukshëm në shoqëri. Autoritet i madh (i njohur). Autoritet në shkencë. Mbështetem te një autoritet. Mbahet si autoritet në një fushë.
error: Content is protected !!