Fri. Aug 19th, 2022
© Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.
Pyetje dhe Përgjigje

Çka është Botoksi i lukthit ?

Injektimi i botoksit në stomak për të ngadalësuar shpejtësinë me të cilën qarkullon ushqimi

Deri më tani, ne kemi luftuar me peshën me dietë, stërvitje, mjekime dhe operacione, por testet kanë treguar se me ndihmën e botoksit, ju mund të zvogëloni peshën tuaj me një të tretën në vetëm pesë javë.

Kur themi “botoks”, të gjithë mendojnë fillimisht të heqin rrudhat nga balli, mes vetullave dhe rreth syve, të rregullojnë linjat, se është një zgjedhje e shkëlqyer për parandalimin e plakjes së lëkurës dhe se funksionon edhe në rrudhat e thella. Por mjekësia moderne përdor botoksin për të zgjidhur edhe problemet me stomakun.

Kur injektohet në muskujt e stomakut, botoksi mund të ngadalësojë shpejtësinë me të cilën ushqimi kalon nëpër stomak – teorikisht, kjo i bën pacientët të ndihen të ngopur më gjatë, dhe për këtë arsye të hanë më pak.

Botoksi gastrik si një trajtim alternativ për obezitetin ka qenë shpëtimtari i pacientëve me mbipeshë për shumë vite. Botokosi ka më pak efekte anësore, është minimalisht i dhimbshëm dhe është më i lirë se operacioni.

Trajtimi me botoks bazohet në një toksinë të prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum, dhe funksionon duke bllokuar sinjalet që nervat dërgojnë te muskujt, duke reduktuar kështu tkurrjen e muskujve.

Prof.Ass.Dr. Skender Zatriqi, PhD FACS
Kirurg abdominal
Tel. 044110-925

You cannot copy content of this page